Zgjedhjet, Arvizu sot bashkëbisedim online

TIRANE- Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu zhvillon sot nje tjeter bashkebisedim online me te interesuarit per kendin “Pyet Ambasadorin”.
Ne faqen e vet zyrtare ne FB, ambasada amerikane njofton se “Me 17 qershor, në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit “Pyet Ambasadorin”.
Sipas ambasades, tema e këtij bashkëbisedimi do të jetë: Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare.
“Nëse keni pyetje mbi këto zgjedhje, bëjini gati dhe postojini nesër në murin (wall) e faqes së Ambasadës Amerikane në Facebook. Ne presim me kënaqësi pyetjet tuaja!”- njofton ambasada.
PANORAMA
Add new comment