Topi: Kjo është java më e rëndësishme për vendimmarrjen

Gjirokastër Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, iu bëri thirrje shqiptarëve që një javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, të intensifikojnë në maksimum takimet, të tërheqin dhe të bindin sa më shumë njerëz që mbështesin alternativën e FRD-së, duke i shndërruar 7 ditët deri në 23 qershor javën më të rëndësishme në vendimmarrjen e tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër, Topi foli për traditën dhe vlerat historike të këtij qyteti, ndërkohë që akuzoi qeveritarët për mungesë vëmendjeje dhe projektesh për restaurimin dhe mbrojtjen e objekteve historike të tij. Topi tha se FRD-ja shkon në zgjedhje me një bilanc shumë interesant: “Ajo është një forcë me moral dhe dinjitet, ajo ndëshkon dhe i qëndron larg abuzimeve dhe konflikteve”. Ai deklaroi gjithashtu se PD-ja është e ngjashme me të majtën. “Është e ngjashme me partitë e majta, sepse ka jo vetëm elementë të programit të së majtës, por edhe kandidatë emblemë të së majtës tradicionale në Shqipëri”, – tha ai.
MAPO

Add new comment