KOSOVA DHE SERBIA SOT SHKËMBEJNË ZYRTARËT

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:34

Ambasadori Lulzim Peci pritet të fillojë sot ditën e parë të punës si zyrtar ndërlidhës në Beogradi. Përderisa në Kosovë të njëjtën punë do ta bëjë homologu i tij serb Dejan Pavicevic.

Shkëmbimi i zyrtarëve do të bëhet sot, në bazë të marrëveshjes për normalizimi raportesh mes dy shteteve.

Në ndërkohë që ky hap është cilësuar nga Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj si ngjarje e madhe për të gjithë rajonin.

Hoxhaj tha se ky akt, i shkëmbimit të zyrtarëve, është rezultat konkret i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky veprim është dëshmia më e madhe se Serbia po e pranon realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës”, tha Hoxhaj për Epoka e Re.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar se vendosja e misioneve diplomatike në Prishtinë dhe në Beograd është një element kyç në drejtim t në normalizimit ndërmjet dy vendeve.

Mirëpo, ambasadori Lulzim Peci ka deklaruar se marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve mund të vendosen vetëm atëherë kur Serbia njeh Kosovën.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.