Ligji për median, OSBE: KKRT dhe RTSH rrezikojnë të kontrollohen nga shumica

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:44

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese për lirinë e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka paraqitur sot raportin për lirinë e medias për vitin 2013.  Në raport përfshihet edhe Shqipëria, ku ndër të tjera shprehet shqëtësim për ligjin e ri për transmetimet, dhe rrezikun që KKRT dhe RTSH të mbeten instrumente të politikës.

“Me 1 mars i kam shkruar kryeministrit Sali Berisha duke shprehur shqetësim rreth projektligjit për transmetimet, duke sugjeruar se ligji i miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe Masmedian nuk është bërë me konsensus për Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, KKRT, dhe transmetuesin publik, RTSH, pra duke rrezikuar se të dy institucionet do të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare.”- shkruan Dunja Mijatoviq në raportin për Shqipërinë.

Ajo thekson se do të vazhdojë të të monitorojë zbatimin e legjislacionit të ri.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.