Hetim ish-drejtuesve të QSUT-së

Postuar në 13 Qershor, 2013 08:59

Pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokuroria ka nisur hetimet për tre ish-zyrtare ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". 

Raporti i KLSH tha nje burim eshte dorezuar ne fund te muajit maj ne organin e hetimit, në të cilin dyshohet se ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerezore Ibrahim Shatri dhe Drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo, dyshohet të kenë abuzuar me detyrën. 

Në referim te ketij materiali Prokuroria e Tiranes ia ka përcjellë dosjen Njësisë së Specializuar Task-Force për të kryer hetimet e mëtejshme ndaj tre ish-zyrtareve per dyshimet e shperdorimit 

 

te detyres. Sipas raportit te KLSH-së, ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së, se bashku me dy vartesit e tjere ka dyshime te ketë punësuar gati me shume se 100 persona pertej struktures se lejuar duke i shkaktuar shtetit, sipas KLSH-së, një dem ekonomik të konsiderueshëm.

 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.