Sequi pas takimit me Ramën: KQZ nuk mund të marrë vendime me 4 anëtarë

Postuar në 13 Qershor, 2013 09:00

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi zhvilloi paraditen e sotme një takim me kreun socialist Edi Rama, në qendër të të cilit siç u shpreh zyrtari i BE ishte shkëmbimi i pikëpamjeve lidhur me procesin zgjedhor, por edhe çështja e KQZ-së. 

Sequi theksoi se takimi i të enjtes me Ramën, ishte në kuadër të takimeve të tij me krerë të politikës shqiptare në këtë moment kulmor të fushatës elektorale në vend.

“Bisedova me zotin Rama edhe për çështjen e KQZ-së mes të tjerash. Kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Arvizu dhe shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it Conny McCormack dhe pozicioni ynë është i njohur, që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të marrë vendimet duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë”, u shpreh Sequi.

Ambasadori theksoi se BE dhe SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre, ndërsa foli për një takim që do të zhvillohet mes tij dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.