“Dy vëllezër theren në mes të qytetit, policia dhe mjekët në miting”

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:14

Dy vëllezërit, përkatësisht 17 dhe 20 vjeç theren në mes të qytetit, dhe për më shumë se 30 minuta policia nuk duket. Qytetarë të shumtë por edhe gazetarë njoftojnë se, dy të rinjtë nga të cilët dilte gjak pa pushim, ecnin në këmbë në drejtim të spitalit, deri sa u rrëzuan përdhe pranë murit të policisë. Qytetarët mundoheshin të njoftonin policinë, por ata nuk përgjigjeshin pasi ndodheshin në fshatin Qaf-Mollë, ku kryeministri po izhvillonte një takim elektoral.

Partia Socialiste ka denoncuar një ngjarje e rëndë në qytetin e Rrëshenit, ku dy vëllezër janë plagosur me thikë, gjatë kohës që Partia Demokratike po mbante një miting. Vëllezërve nuk u është ofruar ndihma mjekësore, pasi policët dhe mjekët ndodheshin të detyruar në miting.

“Turp për derexhenë ku e ka çuar këtë shtet gjyshi me antiplumb! Dita e sotme tregoi se, sa dëm sjell Sali Berisha kudo nga kalon. Ngjarja e rëndë në Rrëshen tregon se ngado shkon ai mbjell gjak e krim. Akti kanibalesk në sheshin "Abat Doci" është shembulli tipik i dëmit që shkaktohet kur administrata thërret në miting."

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.