Berisha në Laç: Mandati i tretë, investime madhore në infrastrukturë

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:12

Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme një miting në qytetin e Laçit ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të kësaj force për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij para simpatizantëve të mbledhur në shesh kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha vlerësoi arritjet e qeverisë së tij në këto vite përmes investimeve në rrugë, ujësjellës e infrastrukturë.

“Ne futëm vendin në NATO dhe sollëm lëvizjen pa viza. Ndërsa statusin e kandidatit na e bllokoi shoku i autobusit”, ka deklaruar Berisha.

Ai prezantoi edhe programin e PD për katër vitet e ardhshme, i cili sipas tij është i shkëlqyer dhe përfshin nisma konkretet në rritjen e punësimit dhe investime madhore në infrastrukturë.

“Ne investuam 1 miliard dollarë për kaskadën e Devollit dhe kontribuuam në ndërtimin e gazsjellësit TAP. Ne po përgjysmojmë taksat për të gjithë industrinë turistike. Vitet e ardhshme do të jenë vitet e përfundimit dhe ndërtimit të rrugëve të reja, ujësjellësve dhe kanalizimeve”, nënvizoi Berisha.

Ai nuk la pa ironizuar alternativën e majtë, e cila sipas kryeministrit mbështetet në mohimin e çdo arritjeje në zhvillimin e vendit në këto vite.

“Cila është alternativa tjetër, alternativa që përpiqet të mbjellë dështim dhe zi në çdo skaj të këtij vendi. Për shoferin e autobusit mavi, në këto vite në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë, por vetëm rrënim. Sepse ky shok nga autobusi me xhama të zinj nuk shef asgjë”, ka shtuar Berisha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.