KQZ, zhvillohet testi për kartat e identitetit

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:48

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon sot testin e parë zyrtar të projektit teknologjik të verifikimit të kartave të identitetit për zgjedhjet në Tiranë. 

Testi i parë i projektit SEN, që zbatohet për herë të parë nga kompania spanjolle “IDRA”, do të zbatohet për herë të parë në 1422 qendra votimi në Tiranë. 

Testimi i parë i projektit të verifikimit elektronik të kartave të identitetit ka nisur sot ne orën 10:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve. 

KQZ zhvilloi disa javë më parë testimin jozyrtar të këtij projekti teknologjik vetëm në prani të stafit të administratës zgjedhore dhe kompanisë spanjolle, por që projekti, sipas të majtëve, nuk rezultoi i suksesshëm.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.