85-vjetori i Mjekësisë, Berisha e lë shëndetësinë, flet për Tiranën

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:47

Kryeministri Berisha, ishte i pranishëm në një aktivitet me rastin e 85-vjetorit të  Mjekësisë publike. Në fjalën e tij Berisha foli për atë që e cilësoi si zhvillimin e mjekësisë shqiptare dhe rritjen e cilësisë në shërbimin shëndetësor. 

“Është bërë një luftë epike në lidhje me tuberkulozin, një luftë që nisi vetëm me dy mjete, me stetoskopin dhe një aparat radiologjik. 

Puna që kanë bërë mjekët e atëhershëm dhe punën që bëhet tani, kushtet që punohej atëherë dhe kushtet e tanishme, janë të pakrahasueshme. Unë shpreh nderimin tim për mësuesit e mi. Është fat i madh që unë pata mësues të tillë, kolosë”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë mori titullin "Fisnikëria Tiranase", ndërsa nisi të fliste më pas për kryeqytetin, duke lënë pas problemet që ka shëndetësia shqiptare. Ai nisi me premtime elektorale edhe në këtë event.

“Kryeqyteti po shëtiste nga një qytet në tjetrin. Tiranasit hapën zemrën e tyre dhe këtu u rrit kryeqyteti. Tiranën kryeqytet e bënë qytetarët e saj. 

Unë ju garantoj se po hidhen bazat e Tiranës së këtij shekulli. Ky bulevard që ne po ecim është një projekt i mrekullueshëm. 

Këto projekte janë një zhvillim jetik për Tiranën. Qeveria do të mbështesë fuqishëm zhvillimin e kryeqytetit”, tha kryeministri.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.