Raporti i OSBE-ODIHR: KQZ-ja me katër anëtarë pengon funksionimin sipas ligjit

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Në raport përmenden raste të përdorimit të ngjarjeve qeveritare për qëllime elektorale apo të pushimeve nga puna të punonjësve të administratës publike për qëllime politike
Dokumenti
“Apelimi nuk garanton një vendimmarrje të qartë”
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Problemet - “Në raste të dështimit të KQZ-së për të arritur një vendim brenda afatit ligjor, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë rastin në thelb dhe mund të kthehet në një çështje për një vendim tjetër të KQZ-së brenda 10 ditëve. Kodi Zgjedhor nuk jep një zgjidhje juridike për çështjen e animimeve”
Shumica - “Janë disa vendime specifike, për të cilat Kodi kërkon shprehimisht që të merren me një shumicë të kualifikuar prej 5 votash, përfshirë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e vendeve në Parlament”
2009-a - “KQZ ka shmangur marrjen e vendimeve të nevojshme për të amenduar aktet e vjetruara” dhe se “aktualisht po vepron pa miratuar rregulloren e saj të funksionimit siç e parashikon ligji”
Transparenca - “KQZ zhvillon mbledhje të shpeshta publike. Megjithatë disa herë, vendimmarrja e saj ka mungesë transparence. Disa nga vendimet e KQZ janë kritikuar për mungesë të një baze të qëndrueshme ligjore”
Qeveria - “Vëzhguesit kanë vërejtur përdorimin e ngjarjeve zyrtare qeveritare me qëllim elektoral. Përurime të rrugëve të reja apo projekteve infrastrukturore janë shoqëruar me sloganet elektorale dhe flamujt e PD-së”
Administrata - “Punonjës të administratës publike ftohen të marrin pjesë në mitingje ose të garantojnë mbështetje për partinë në qeveri. Ata kanë pohuar gjithashtu se mbështetësit e tyre janë pushuar nga puna për qëllime politike”
Raporti i parë i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ka prekur pikën e dobët të administrimit zgjedhor siç është maja e saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në raportin e parë të ndërmjetëm të hartuar nga misioni që drejtohet nga amerikania Conny McCormack, theksohet në mënyrë të qartë e të prerë se funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me katër anëtarë pengon aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin. Në dokumentin e publikuar dje pasdite nga ODIHR theksohet se KQZ ka marrë disa vendime për të cilat kërkohej një shumicë prej 5 votash. Në raport përmenden raste të përdorimit të ngjarjeve qeveritare për qëllime elektorale apo të pushimeve nga puna të punonjësve të administratës publike për qëllime politike.
Analiza
Raporti ndërkombëtar ka analizuar të gjithë aspektet e procesit zgjedhor. Një vend të rëndësishëm në të, ka zënë analiza e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucioni përgjegjës për organizimin e procesit, i cili u vu në qendër të vëmendjes muajin e kaluar për shkak të përplasjeve për përbërjen e tij. Zëvendësimi nga ana e Parlamentit i anëtarit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, çoi në dorëheqjen e tre anëtarëve të propozuar nga opozita, duke bërë që komisioni të kryejë aktivitetin vetëm me 4 anëtarët “gjë e cila – thekson raporti – pengon aftësinë e saj për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin”.
Vëzhguesit vërejnë se “janë disa vendime specifike për të cilat Kodi kërkon shprehimisht që të merren me një shumicë të kualifikuar prej 5 votash, përfshirë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e vendeve në Parlament”, dhe se ndërkohë “KQZ ka miratuar me katër vota akte normative, të cilat kërkojnë një shumicë prej 5 votash. Nga ana tjetër – shtojnë vëzhguesit – KQZ ka shmangur marrjen e vendimeve të nevojshme për të amenduar aktet e vjetruara” dhe se “aktualisht po vepron pa miratuar rregulloren e saj të funksionimit siç e parashikon ligji”.
Sipas vëzhguesve “ndërsa përgatitjet zgjedhore vazhdojnë, janë vënë re vonesa dhe mosrespektim i disa afateve ligjore. KQZ zhvillon mbledhje të shpeshta publike. Megjithatë, disa herë, vendimmarrja e saj ka mungesë transparence. Disa nga vendimet e KQZ janë kritikuar për mungesë të një baze të qëndrueshme ligjore”, vlerësojnë vëzhguesit. Raporti sjell në vëmendje se “KQZ vendosi që të ndryshojë manualisht renditjen e partive në fletën e votimit pas hedhjes së shortit ndonëse ligji kërkon që ajo të bëhet në mënyrë rastësore”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “Mbledhjet e KQZ thirren shpesh pa një paralajmërim të duhur. Vendimet nuk publikohen menjëherë në faqe siç parashikon ligji. Kjo zvogëlon transparencën në vendimmarrjen e KQZ”, nënvizon raporti.
Vëzhguesit vlerësojnë se fushata elektorale po zhvillohet e qetë, megjithatë, siç shkruhet në raport “vëzhguesit kanë vërejtur përdorimin e ngjarjeve zyrtare qeveritare me qëllim elektoral. Inaugurime të rrugëve të reja apo projekteve infrastrukturore janë shoqëruar me sloganet elektorale dhe flamujt e Partisë Demokratike”. Po ashtu, në raport pasqyrohen edhe shqetësime të ngritura nga opozita se “punonjës të administratës publike ftohen të marrin pjesë në mitingje ose të garantojnë mbështetje për partinë në qeveri. Ato kanë pohuar gjithashtu se mbështetësit e tyre, përfshirë persona që kanë marrë pjesë në komisionet zgjedhore në zgjedhjet e kaluara apo të afërmit e tyre janë pushuar nga puna për qëllime politike. Vëzhguesit u takuan me disa prej tyre të cilët konfirmuan këto pohime”, shkruhet në raport. Lidhur me debatin mbi vendimin e KQZ për detyrimin e mediave shqiptare që të përdorin materialet filmike të parapërgatitura nga partitë politike, raporti nuk jep vlerësime, por mbetet në kuadrin e konstatimeve dhe shqetësimeve të ngritura publikisht mbi këtë çështje. Vëzhguesit shpjegojnë se “zgjedhjet parlamentare rregullohen nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës, i cili ofron një bazë solide ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve nëse zbatohet plotësisht nga aktorët politikë”, ndërsa theksojnë se “nevoja për një vullnet politik në zbatimin e plotë dhe respektimin e legjislacionit është një parakusht për të mundësuar një proces zgjedhor vërtet demokratik dhe për të forcuar besimin e publikut”.
Apelimi
Në raportin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, theksohet se një nga çështjet më problematike që mund të dëmtojë procesin janë ankimimet. Sipas raportit, ankimimet kundër vendimeve të KZAZ-ve mund të apelohen në KQZ dhe ankimimet kundër KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të vendosë brenda 10 ditëve. Në raste të dështimit të KQZ-së për të arritur një vendim brenda afatit ligjor, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë rastin në thelb dhe mund të kthehet në një çështje për një vendim tjetër të KQZ-së brenda 10 ditëve. Kodi Zgjedhor nuk jep një zgjidhje juridike për çështjen e ankimimeve. Çdo subjekt elektoral ka të drejtën që të ankimohet ndaj të gjitha vendimeve të trupave zgjedhorë. Ndërkaq, aktorët e tjerë zgjedhorë, si votuesit, grupet e qytetarëve apo OJF-të nuk mund të kundërshtojnë vendimet për të shprehur të drejtën e tyre elektorale. Diskutimet e Kolegjit Zgjedhor nuk mund të apelohen në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetuese ka mandatin që të interpretojë vendimet e gjykatave për të parë përputhshmërinë me garancitë kushtetuese të procesit, por nuk ka asnjë afat ligjor për të diskutuar çështjet gjatë periudhës zgjedhore. Aktualisht KQZ nuk ka marrë asnjë ankim kundër vendimeve të KZAZ-ve dhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it nuk është informuar për asnjë ankimim të lidhur me Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Ndërkaq, partitë politike kanë shfaqur ankesat e tyre në lidhje me dhunimin e fushatës, por ende nuk janë aktivizuar mekanizma ligjorë të ankimimit për këto çështje.
Kolegji Zgjedhor ka gjykuar 11 ankimime kundër vendimeve të KQZ-së dhe ka dështuar të marrë vendime. Një vendim mjaft i diskutueshëm i lidhur me Kolegjin Zgjedhor, për përcaktimin e numrit të zonave zgjedhore ka ndjekur dështimin e KQZ-së për të marrë vendimin. Meqë gjykata duhet të urdhëronte KQZ-në të merrte një vendim u gjykua që të vendosen 89 Zona të Administrimit Zgjedhor. Më 14 shkurt, Partia Socialiste apeloi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për ndarjen e mandateve, duke theksuar se Kuvendi nuk ka fuqi zgjedhore të ndante numrin e mandateve, pasi i takon KQZ-së. Më 7 mars, Gjykata Kushtetuese, refuzoi të shprehej për këtë çështje.
Shqetësuese, zëvendësimi i shpeshtë i anëtarëve në KZAZ
Mungojnë spotet sensibilizuese për mënyrën e votimit
Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it i kushtohet një vëmendje dhe ndërrimit të shpeshtë të anëtarëve të komisioneve nga partitë politike në KZAZ. “Partitë vazhdojnë të zëvendësojnë anëtarët e KZAZ-ve pas përfundimit të trajnimit të tyre, duke rritur shqetësimin për paanësinë dhe efektshmërinë. Klima politike është e karakterizuar nga polarizimi dhe mosbesimi mes PD-së dhe PS-së. Shumica e partive pjesëmarrëse janë bashkuar me një nga dy koalicionet për zgjedhjet e ardhshme: 25 parti janë në Aleancën për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim, kryesuar nga PD e Kryeministrit Sali Berisha dhe 37 parti janë bashkuar me Aleancën për Shqipërinë Europiane, udhëhequr nga PS dhe kryetari i saj, Edi Rama. Të gjitha partitë në Parlament kandidojnë brenda këtyre koalicioneve”, thuhet në raport. Ndërsa jepet me shqetësim mungesa e spoteve sensibilizuese për mënyrën e votimit, një detyrë që i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Fushata elektorale ka një mbulim të zgjeruar nga media, por mungon informacioni për votuesin. Pavarësisht se ligji e ndalon, spotet e financuara nga institucionet publike si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Punëve, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Posta Shqiptare, transmetohen në televizionet private që janë: “Tv Klan”, “News 24”, “Ora News” dhe Televizioni Publik (TVSH). Misioni deklaron se po monitoron aktualisht 6 televizione dhe 4 gazeta: “Panorama”, “Shqip”, “Shqiptarja.com” dhe “Mapo”.
Kritikat
Njëkohësisht me ODIHR publikohet edhe raporti i monitorëve shqiptarë
Koalicioni i Vëzhguesve: KQZ-ja të ndëshkojë shkelësit e ligjit
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndëshkojë partitë apo kandidatët që angazhojnë administratën në fushatën zgjedhore. “Në lidhje me këtë problematikë, përveç Prokurorisë dhe Gjykatës, Kodi Zgjedhor
ngarkon edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si “gardian” të mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore. Koalicioni vëren se ekziston një kuadër i plotë ligjor që i jep mundësinë KQZ-së që të mbikëqyrë nga afër dhe të marrë masat e parashikuara ndaj të gjithë shkelësve të ligjit e në veçanti ndaj përdorimit të burimeve të administratës shtetërore gjatë fushatës elektorale”, thuhet në deklaratë. Më tej shpjegohet se KQZ-ja si institucion ka dy natyra funksionimi: si trupë gjyqësore dhe trupë ekzekutive. Në lidhje me sa më sipër, Koalicioni konstaton se legjislatori ka përcaktuar një kuadër të plotë ligjor duke e vendosur KQZ-në si një trupë që mund të investohet në ankimimet
që mund të dorëzojnë subjektet zgjedhore mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Në funksionin e saj si trupë ekzekutive, KQZ-ja parashikohet si një trupë e cila vepron automatikisht kur vëren shkelje, duke ndërhyrë dhe duke gjobitur shkelësit. Në këtë pikë ngrihet shqetësimi sesi KQZ-ja do ta sigurojë dhe do ta administrojë provën, për të cilën Kodi nuk i sqaron instrumentet procedurale, duke mbetur vetëm në afirmimin e tagrit të KQZ-së. Në këtë pikë është me vend që KQZ-ja të rregullojë me
akt të posaçëm veprimtarinë e saj në këtë mekanizëm. “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë mbështet dhe nxit Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve që sa më parë të marrë hapat e nevojshëm për rregullimin e rolit të vet si dhe të veprojë në mënyrë të menjëhershme dhe pa ekuivokë në sanksionimin e subjekteve zgjedhore që shkelin Kodin Zgjedhor në zhvillimin e fushatës
zgjedhore. Gjithashtu, Koalicioni mbështet dhe nxit të gjithë subjektet elektorale pjesëmarrës në këtë proces zgjedhor që të investojnë KQZ-së duke ankimuar në mënyrë të faktuar (foto, video, dokumentacion, etj.) çdo parregullsi të vërejtur gjatë fushatës zgjedhore të deritanishme”, thuhet më tej në deklaratë. Në nenin 21, ku përshkruhen kompetencat e KQZ-së, në pikën 17 Kodi Zgjedhor përcakton se: “(KQZ-ja) shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore për zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me rregullat e këtij Kodi”. Ndërsa në pikën 20 të po këtij neni, legjislatori e vazhdon më tej këtë funksion duke
përcaktuar se “(KQZ-ja) vendos sanksione administrative kundër personave, që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet, si dhe bën kallëzim penal për vepra penale në lidhje me zgjedhjet”.
SHQIP

Add new comment