Rama: Do nxjerrim vendin nga varfëria e rrënimi

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:40

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke prezantuar kandidatët e kësaj force politike në Roskovec, premtoi se pas 23 qershorit Qeveria do të jetë në krah të qytetarëve dhe do të punojë për zhvillimin e jetës së tyre. 

"Më 23 qershor do të jetë dita e madhe ku qytetarët me votë do t'i japin fund regjimit të një familjeje. Partia Demokratike, nuk është më partia në shërbim të njerëzve, por është partia e një familjeje dhe e një grupi njerëzish që e kanë grabitur dhe e kanë rrënuar në këto 8 vjet Shqipërinë", tha Rama.

Kreu socialist bëri një premtim solemn kur tha: "Çdo hall i juaji është është i imi, çdo problem i juaji është edhe i imi dhe përpjekjet tuaja për të dalë nga varfëria për të shkuar drejt rrugës së mirëqënies së familjes do të jenë edhe përpjekjet e mia".
 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.