Sondazhi i brendshëm i PD-së parashikon humbje në zgjedhje

Postuar në 07 Qershor, 2013 09:29

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Mbrojtja - Në këtë prag fushate, synimi i vetëm i demokratëve është mbrojtja e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara të 2009-s, ku PD-ja mori në rang vendi 70 deputetë

Humbja - Në Qarkun e Fierit dhe të Vlorës, PD-ja nuk pretendon ndonjë përmirësim të rezultatit të 2009-s, ku objektiv të sajin ka 4 mandate në Vlorë dhe 6 në Fier

Rikuperimi - PD-ja pretendon rikuperim të rezultatit në Qarkun e Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës. Po punohet duke sulmuar kandidatët e socialistëve

Problemet – Sipas sondazhit, janë shfaqur probleme në qarqet e konsideruara si bastione të PD-së, si Dibra e Lezha, ku në të parin druhet barazimi, në të dytin përmbysja 

Parashikimi 

Selia blu alarmohet për Dibrën e Lezhën, kërkon të rikuperojë në Tiranë e Berat 

Herion Mesi

Një sondazh i fundit i zhvilluar nga Partia Demokratike në terren jep një humbje, por jo të thellë në zgjedhje. Edhe pse nuk bëhen të ditura shifrat e ndara në qarqe, burimet brenda mazhorancës theksuan se shifrat e mbërritura në dorën e Berishës janë cilësuar si “shqetësuese”, por jo “fatale”. Sipas të dhënave, strukturat janë futur në punë dhe kanë përcaktuar qarqet ku mazhoranca do të ndërmarrë një ofensivë të fuqishme elektorale për të rikuperuar situatën. Zyrtarë të PD-së e kanë konsideruar grupin e shifrave si të rikuperueshme, megjithëse ekziston edhe shqetësimi se po ndryshon për keq gjendja edhe në zonat e cilësuara si bastione, si Dibra e Lezha. Sipas rezultateve të këtij sondazhi të brendshëm të realizuar nga vetë PD-ja, rezulton se e djathta do të humbë me rezultat të bushtë. Pavarësisht se ky është një sondazh i brendshëm, burime pranë selisë blu thanë dje për gazetën “Shqip”, se ky rezultat është më se i mundur për t’u përmbysur në këto dy javë të fundit të fushatës elektorale, pasi, sipas tyre, ditët e fundit të fushatës konsiderohen si vendimtare sa i përket bindjes së elektoratit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Sondazhi

Sipas përllogaritjeve të saj për Qarkun e Vlorës, sipas sondazhit të PD-së, mësohet se PS-së i duhen rreth 200 vota që të sigurojë mandatin e tetë në këtë qark, pasi rezultati 7-5 në favor të së majtës tashmë është i garantuar. Ndërsa sa i përket kandidatit të pavarur, ish-socialistit Arben Malaj, në sondazhin e realizuar nga PD-ja rezulton se Malaj ka një mbështetje prej 1200 votash, gjë që nuk do të ndikojë sa i përket ndryshimit të balancave së shpërndarjes së mandateve në këtë qark. Në Qarkun e Dibrës kemi të bëjmë me një rezultat të tillë, ku PS-ja në këtë qark ka dy mandate, tri mandate shkojnë për PD-në, dhe një mandat ende është i papërcaktuar. Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga PD-ja, mësohet se ky mandat është i arritshëm nga kandidati i FRD-së, Sali Shehu. Për demokratët, prezantimi i Sali Shehut në Qarkun e Dibrës duket se është një goditje në shenjë, ku dhe në sondazhin e demokratëve rezulton se FRD-ja mund të sigurojë një mandat në këtë qark. Ndërsa në Qarkun e Lezhës pritet të jetë një tjetër qark ku socialistët duket se kanë bërë surprizën e radhës elektorale. Nga sondazhi i brendshëm i saj, Partia Demokratike rezulton të ketë humbur terren, kjo pasi, sipas demokratëve, ka ndikuar në radhë të parë emërimi në krye të listës së PD-së i ministrit aktual të Kulturës, Aldo Bumçi, i cili nuk ka lidhje me këtë zonë. Gjithashtu, një tjetër shkak i rezultatit surprizë është dhe lënia jashtë listës së kandidatëve Paulina Hoti dhe deputetit tjetër Rajmond Hoxha. Por sa i përket kampit të majtë, një ndikim të fuqishëm në votën e së majtës ka qenë dhe kandidimi i Monika Kryemadhit, numrit dy të LSI-së. Kryemadhi, sipas burimeve nga selia blu, po investohet shumë në fushatën e Lezhës, gjë që ka sjellë dhe kthim të rezultatit në favor të së majtës. Në Qarkun e Beratit duket se PD-ja ka fituar terren, dhe kjo, sipas demokratëve, falë punës së mirë të zhvilluar në këtë qark nga kandidati Astrit Veliaj, pronar i një universiteti privat. Ndërsa në Tiranë, sipas sondazhit të demokratëve, rezulton që rezultati final të jetë 17-15 në favor të së majtës. Por, demokratët shprehen të bindur për një përmbysje të mundshme gjatë këtyre ditëve të fundit të fushatës, ku mesa duket demokratët besojnë në prurjet e saj, të cilat ndryshe nga e majta, dhe përveç kandidatit Kastriot Islami, përfaqësohen me kandidatë autoktonë të kryeqytetit. Gjë që do të sillte dhe përmirësimin e mandateve në qarkun më të madh të vendit.

 

Shifrat

Sipas rezultateve të demokratëve, mësohet se ndarja e mandateve do jetë 69 me 71 në favor të së majtës

 

 

 

Sondazhi i kaluar

Në sondazhin e fundit të PD-së, që u zhvillua në shkurt të këtij viti, rezultoi një numër i vogël i anëtarësimeve në këtë parti i të rinjve.

 

Çdo anëtar i ri i PD-së është i fotografuar

 

Prej më se 4 muajsh, Partia Demokratike, në kuadër të rekrutimeve të reja pranë saj, ka pajisur të gjithë anëtarët e saj me tesera të reja, të cilat janë të dixhitalizuara. Kjo ka bërë që çdo anëtarësim i ri në PD është bërë jo vetëm me marrjen e identitetit (emër+mbiemër) të anëtarëve të rinj të saj, por të gjithë personat kanë dorëzuar dhe fotografitë e tyre personale, pasi kartat e reja të partisë janë në formatin e kartave të identitetit, të cilat janë shpërndarë falas për çdo aplikant që ka kërkuar të regjistrohet në forumet e Partisë Demokratike.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.