Rama: 20 vite mjaftojnë për t’i thënë ‘mjaft’ gjyshit me antiplumb

ERSEKE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal mbrëmjen e së martes në Ersekë nga ku bëri thirrje që me 23 qershor ti thuhet “mjaft” sistemit të ngritur nga Sali Berisha.
“A nuk mendoni se 20 e kusur vite, thuajse çerek shekulli, janë mjaft për ti thënë mjaft shesheve të mbushura me robër të shtetit, për të brohoritur gjyshin me antiplumb. Që hiqen nga puna, nëse nuk paraqiten tek kuadrati i duhur i mitingut.”- tha Rama.
Kryesocialisti u shpreh se vota e 23 qershorit, është votë për të çliruar njëherë e mirë shkollat nga kthetrat e çdo pushteti, për të mos patur më mjekë, mësues, nëpunës, drejtorë, që varen nga buka e gojës ku i mban peng pushteti.
“Unë ju zotohem se pas 4 vitesh kur të jeni në fushatën e ardhshme, ky shesh do të jetë i rindërtuar. Pas 4 vitesh kur të mblidhemi këtu të gjithë ju që jeni këtu dhe shumë më shumë se kaq, do të ndiheni më mirë, sepse nuk do të ketë më toka që ujiten, kullohen, prodhime që kalben mbi tokë, mësues të cilët jetojnë me frikë ne zemër, dhe janë në klasa me vendim partie. Duam të rrisim një brez qytetarësh të lirë dhe evropian të dnejë për në BE”- theksoi kreu i PS-së.
PANORAMA
Add new comment