Shqiptarët pro taksës progresive

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:30

Kompania IPR Marketing, në bashkëpunim me “Ora News” ka publikuar sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sërish intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë në rang kombëtar.

Kësaj herë IPR Marketing ka bërë sondazh vetëm për qarkun Fierit. Në anketë janë përfshirë me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2 për qind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 për qind.

Pyetja e parë që iu është bërë të intervistuarve është se si do i preferonin taksat, më të ulëta për të marrë më pak shërbime apo më të larta për të marrë më shumë shërbime.

48 për qind thonë se do paguanin më pak taksa dhe duan më pak shërbime nga shteti. 40.3 për qind thonë se duan të paguajnë më shumë taksa, por kërkojnë më shumë shërbime nga shteti. 17 për qind thonë se nuk e dinë.

47.4 për qind e shqiptarëve që mendojnë se taksat në Shqipëri janë shtuar në katër muajt e fundit. Ndërkohë 33.4 për qind mendojnë se kanë ngelur njësoj. Vetëm 5.1 për qind thonë se taksat janë pakësuar.

Në total vetëm 25.6 për qind janë për taksën e sheshtë, ndërsa 65.4 për qind janë për taksën progresive. 9 për qind thonë nuk e di.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.