SOT TAKIMI PËR KORNIZËN LIGJORE PËR MARRËVESHJEN E BRUKSELIT

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:48

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet numri i saktë i ligjeve që duhet të ndryhsohen.

“Grupet punuese do të udhëtojnë për në Bruksel dhe do ta definojnë edhe më qartë edhe pozicionin e ndryshimeve që duhet të jenë, por edhe pozicionet tjera që janë me rëndësi në implementimin e marrëveshjes", ka thënë Kuçi.

Duke komentuar ndryshimin e kornizës ligjore, Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit, Tomisllav Nikolliq, ka thënë "kjo është gjëja më e rëndësishme sepse mbi bazë të saj nis puna e të gjitha ekipeve të zbatimit, ndërsa pa ndryshime nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes".

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion planifikon të ftojë për një informatë zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për të bërë prezantimin e ligjeve që duhet miratuar, ndryshuar apo plotësuar për të zbatuar marrëveshjen me Beogradin.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.