Policia, shantazh në Laprakë, tenton të ndalojë një kandidat të opozitës

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:49

Një furgon i policisë ka kërkuar të shoqërojë për në komisariat një nga kandidatët e opozitës në zonën e Laprakës. Petrit Deskaj, i cili gjendej në zyrat e Partisë Socialiste në njësinë 11 në Laprakë, është kërkuar të shoqërohet forcërisht në komisariat, edhe pse policia nuk jepte asnjë shpjegim. Policia ka rrethuar zyrat e njësisë 11 dhe ka tentuar të marrë zotin Deskaj.

Rakip Suli, kandidati i Partisë Socialiste në Laprakë, i tha gazetës Tema se një furgon policie bastisi pa shpjegim zyrat e Partisë Socialiste. Ata kërkuan shoqërimin në komisariat të Petrit Deskajt, por drejtuesit e Partisë Socialiste kanë kërkuar fletë-shoqërimin dhe kuadrin ligjor për një veprim të tillë, gjë që policët nuk e kishin.

Ky rast pason disa incidente të tjera mes policisë dhe drejtuesve të fushatës së Partisë Socialiste në Laprakë. Disa të afërm të zotit Suli dhe veprimtarëve të tjerë të opozitës janë ndaluar më parë, ndërsa struktura të policisë dhe Bashkisë së Tiranës janë kthyer në reparte përndjekjesh për opozitën duke vënë policinë në shërbim të fushatës së PD-së.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.