Berisha: Do të rivendosim rrogën e 13-të

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:02

Kryeministri Sali Berisha prezantoi të enjten kandidatët e Partisë Demokratike në Gramsh, prej nga ku premtoi plan për punësim, për zhvillimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve shqiptarë. 

"Politika jonë është mbrojtja e qytetarit. Ne do të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve. Ju premtoj të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se në fund të këtij viti do të fillojë rroga e 13-të", tha Berisha.

Ndërkohë, ashtu si edhe në takimet e tjera elektorale, Kryeministri premtoi asfaltim të rrugëve, ndërtimin e ujësjellësave dhe kanalizimeve, ndërsa për zonën e Gramshit theksoi se me ndërtimin e hidrocentralit do të sjellë punësim për banorët dhe zhvillim të jetës së tyre.

Kryeministri Berisha gjatë përurimit të nisjes së rikonstruksionit të një rruge në Mollas, premtoi për fermerët sistem modern vaditjeje, trefishim të granteve dhe rimbursim të akcizës së naftës që përdoret në bujqësi dhe rimburcim të TVSH-së për makineritë që përdoren në këtë sektor.

Top Channel

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.