Prezantohet viza e parë kosovare

Postuar në 05 Qershor, 2013 14:59

PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës prezantoi sot vizën e parë kosovare.  Fituesi u shpall pas një konkursi të realizuar nga organizata norvegjeze IMG, që implementon në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me mjetet e shtetit norvegjez.

“Vendosja e vizave qytetarëve të 87 shteteve, është obligim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se konform afateve ligjore, sistemi do të lançohet si pilot projekt në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, prej nga edhe vijnë shumë pasagjerë nga Azia dhe Afrika në Kosovë. Pritet që deri në fund të vitit, Kosova të implementojë tërësisht regjimin e vizave, duke krijuar kështu një sistem të sigurt të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në Kosovë”, thuhet ne njoftimin per media te MPJ-se.

Komisioni i udhëhequr nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe stafi i Departamentit Konsullor të MPJ-së si dhe pala norvegjeze kanë përzgjedhur pamjen e vizës kosovare, duke u bazuar në aplikimet anonime dhe kushtet teknike të vëna në konkurs.

“Viza e re e Republikës së Kosovës do të ketë masat e sigurisë, do të shtypet në letër speciale, e cila përdoret edhe për kartëmonedha dhe do të ketë edhe simbolet kryesore të Kosovës”, thuhet ne njoftim.

Fituesi Antuan Kurti, është dizajnuesi kosovar që jeton në Belgjikë. Vendin e dytë e fitoi dizajnuesi kosovar, Shpend Berbatovci, ndërsa vendin e tretë dizajnuesi, Norik Rizaj.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.