Barbara D’Urso vjen në Tiranë dhe interviston Ramën dhe Berishën

Barbara D’Urso ka ardhur në Tiranë për të bërë rolin e gazetares. Nuk bëhet fjalë për një atashim të përhershëm por thjeshtë sa për të intervistuar kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama. Intervistat që ajo do të marrë do të transmetohen në një televizion privat në Shqipëri.
Prezantuesja e njohur sipas medieve italiane ka udhëtuar për në Tiranë më 2 qershor dhe ka qëndruar tri ditë në Shqipëri. Një ditë ajo e ka rezervuar Berluskonit shqiptar, Sali Berishës, një ditë tjetër për Matteo Renzit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe një ditë tjerët për pseudo-Beppe Grillon e Shqipërisë që quhet Kreshnik Spahiu.
SHEKULLI

Add new comment