Unioni i Gazetarëve në protestë, Çipa: KQZ të anulojë vendimin për kasetat e montuara nga partitë

Unioni i Gazetarëve ka zhvilluar ditën e sotme një protestë ku i kërkon KQZ-së të anulojë vendimin për pranimin e kasetave të montuara nga partitë politike. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa kërkoi që në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur të anulohet ky vendim . “Në emër të solidaritet për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për krijuar një negociim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhnies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha Çipa.
MAPO
Add new comment