Përgjaken rrugën e Korçës, 2 të vdekur 9 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjera kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek kthesat e Leshnicës. Sipas burimeve një furgon dhe një automjet i vogël janë përplasur me njëri tjetrin. Në aksident ka mbetur i vdekur 20 vjeçari Elvis Sekseni drejtues i automjetit të vogël me targa greke dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij. Të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerët e furgonit.Sipas policisë me furgon udhëtonin shtetasit, Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit, Marjeta Arroni 65 vjeç. Të plagosurit janë nisur në spitalin e Korçës. Mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 11 vjeç. nga hetimet paraprake dyshohet se të dy automjetet kanë qenë me shpejtësi ndërkohë që mjeti me targa greke i ka prerë rrugën furgonit.
MAPO
Add new comment