Berisha: Rama me rilindësit e tij po provokon popullin

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:45

Kryeministri vendit Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Përmetit, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në këtë qark. Kryeministri i kërkoi kreut të PS-së që të heqë dorë nga përdorja e termit “rilindës” për kandidatët e tij për deputetë pasi sipas tij kjo është një provokacion për të gjithë shqiptarët.

“Na pengoi për mëse 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetër…këtu nga sheshi i Frashërinjve, dua ti them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz Ruçin si Naim Frashër, e Ansatas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë mos i përdhos rilidasit kombit me Tom Doshin, Gramoz Rucin, Ansatas Angjelin. Bëj alternativën tënde”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha sulmoi edhe taksën progresive të Partisë Socialiste të cilën e cilësoi si shumë të rrezikshme për ekonominë shqiptare.

“Dy gjërat e rrezikshme të asaj alternative, janë rritja e taksave që është kryekëput manifestim i Partisë Komuniste dhe heqja e TVSH-së për 5 prodhimet ushqimore që frenon bizneset dhe largon investitorët ” tha Berisha.

 Gjithashtu kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të Përmetit të bashkohen me uraganin e fitores që sipas tij do të bëjë të mundur rritjen e mirëqenies për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

“Ju ftoj të bashkoheni me ne, në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiak do ti bëjnë anëtar të BE, do ti çojë përpara drejt Europës. Një fitore e cila synon të punësojë qytetarët, të krijojë vende të reja pune. Ju ftoj të bashkoheni me ne në një fitore ku ne synojmë që të gjithë të kenë rroga më të larta dhe një jetë më të mirë. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në një fitore që do të japë më shumë të ardhura. Fitorja e PD do të mundësojë punësimin e të rinjve dhe qytetarëve të Përmetit, do të zhvillojë turizmin në këtë qytet dhe do të shfrytëzohen burimet ujore të këtij qyteti. Po kështu nxënësit e këtij qyteti në sajë të arsimit arsimor do të jenë në nivele të lartë siç do donin frashërlinjtë. Këto janë pjesë e programit të PD-së”, tha Berisha.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.