Berisha në Delvinë, akuza Ramës dhe Kokëdhimës

Postuar në 09 Qershor, 2013 14:52

DELVINË- Kryeministri Sali Berisha ndodhet në një takim elektoral në Delvinë, nga ku ka sulmuar ashpër kryesocialistin Rama dhe kandidatin për deputet në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Ndërsa foli për programin e Partisë Socialiste për kthimin e pronave, Berisha tha se kjo nuk mund të bëhet. 

“Pak ditë më parë ishte këtu kryetari i autobusit mavi. Ai u zotua se do të krijonte një agjenci të jashtëzakonshme për pronat, por mos harrojmë se në krah kishte Koço Kokëdhimën. T’ia besosh këtë Koço Kokëdhimës, është njësoj si të varësh mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut.  Lë ta pyesim pak, cili qeveritar ka një pronë në bregdet?! Cili?! Thuaja qytetarëve dhe mos mashtro! Cili qeveritar, lë të kujtoj këtu shoku mavi, gënjeshtra është pika e zezë e karakterit të burrit. I nderuari shoku mavi ka në krah një njeri që ka zënë Himarën. Ky është Koço Kokëdhima dhe asnjë tjetër”, akuzoi Berisha në Delvinë. 

Kryeministri Berisha premtoi se në 4 vitet që vijnë qeveria e tij do realizojë projekte të mëdha në ujësjellësa, financime, shkolla, shëndetësi dhe mbështetje të plotë të fermerëve. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.