Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, PS: Kambanë alarmi për standardet në zgjedhje

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:50

TIRANE- Kambane alarmi per cenimin e standardeve ne zgjedhjet e 23 qershorit e ka quajtur Partia Socialiste raportin paraprak te misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.

Ne nje deklarate per mediat nga PS, Koli Bele theksoi se konstatimet e ODIHR-it, lidhur me paaftësinë e KQZ-së për administrimin e zgjedhjeve vetëm me 4 anëtarë, vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit. 

Sipas tij, në ndryshim të dukshëm me raportet e zgjedhjeve të mëparshme, misioni i ODIHR këtë herë ka folur me një gjuhë të qartë, duke dokumentuar shkeljet flagrante të ligjit dhe cënimin e standardeve zgjedhore.

“KQZ funksionon vetëm me katër anëtarë, gjë e cila pengon aftësinë e saj në administrimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. KQZ ka miratuar me shumicë të thjeshtë prej katër votash, akte normative që kërkojnë 5 vota dhe ka shmangur miratimin e vendimeve të nevojshme ashtu siç e kërkon ligji. Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e KQZ-së propozuar nga LSI, ndërkohë që neni 18 i kodit zgjedhor nuk e lejon këtë rikompozim nga parlamenti”- tha ai.

Sipas tij, keto janë konstatimet e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të cilat përveçse vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit, janë një këmbanë alarmi për cenimin e standardeve zgjedhore.

    PANORAMA

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.