Berisha: Brenda 1 viti asnjë shqiptar në varfëri ekstreme

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:51

Kryeministri Sali Berisha u ndal në Kombinat në një takim elektoral me banorë të kësaj lagjeje të kryeqytetit. Prej andej ai premtoi se në vitin e parë të mandatit të tretë do të zhduket varfëria ekstreme.

“Brenda vitit të parë të mandatit, nuk do të ketë familje në këtë lagje, në Tiranë apo Shqipëri që jeton në varfëri ekstreme.”- tha Berisha.

Sipas tij, shqiptarët do të ndahen nga vërfëria nëpërmjet rritjes së ndihmës ekonomike, dhe rritjes së punësimit.

Më herë kreu i qeverisë u ndal në Kombinat në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit fason në këtë zonë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.