THAÇI E DAÇIQ TAKOHEN NË VJENË?

Postuar në 13 Qershor, 2013 02:32

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq pritet të marrin pjesë të dielën në forumin evropian në Vahau të Austrisë, shkruajnë mediet serbe. Dy kryeminisrat do të mbajnë edhe fjalime, sipas gazetave beogradase, në njërën prej seancave plenare të diskutimeve në këtë forum, ku pritet të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm I Austrisë Michael Spindelegger, shefi i diplomacisë rumune Titus Korlatean dhe ai i Maqedonisë Nikolla Popovski. Mediet serbe thonë se Thaçi e Daçiq në margjinat e këtij forumi, do të takohen në Vjenë për të diskutuar zhbllokimin e dialogut teknik, i cili ka ngec në çështjen e telekomit dhe energjetikës. Sipas gazetës beogradase “Veçernje Novosti” dy kryeministrat pritet të animojnë zgjidhjet për të cilat grupet punuese teknike janë pajtuar në parim, por vendim nuk kanë marr. Një zhbllokim i tillë, thuhet se do të mundësonte që Baronesha Catherine Ashton dhe Komisionari Stefan Fuele të dorëzojnë më 18 qershor, një vlerësim pozitiv për bashkëpunimin e Serbisë në dialog, dhe hapjen e rrugës për marrjen e datës për anëtarësim në BE.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.