Tiranë, ekzekutohet me 6 plumba pronari i një autoshkolle

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.
Mësohet se viktima është shtetasi Luigj Dukagjini, 45 vjeç, pronari i një autoshkolle. Sipas policisë, ai është qëlluar me 6 plumba sapo ka dalë nga banesa e tij.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit./A.XH
TEMA
Add new comment