Rama: Legalizime falas për zonat informale

Postuar në 15 Qershor, 2013 06:29

Kryetari i Partisë Socialiste, në bashkëbisedim me banorët nga të gjitha lagjet e Tiranës në Pallatin e Kongreseve, në një aktivitet me titull se procesi i legalizimit është kthyer vetëm në një çështje fushate me qëllim marrjen e votës në zgjedhje dhe më pas braktisjen e qytetarëve.

“Legalizimet përdoren për fushatë, vetëm për ndasi dhe vetëm për të ujitur me lumenjte e mllefit dhe te baltës pemën e përçarjes, për të ndërsyer njerëzit, që mezi presin të legalizojnë shtëpitë, ndaj opozitës, ndaj socialistëve duke përdorur të gjithë ato ligje të së shkuarës, per t’ju marrë votën dhe për t’ju lënë pas dore për katër vjet”, tha Rama.

Sipas Ramës, legalizimet, për Partinë Socialiste janë një proces i vënies në aktivitet i shtëpive ende të palegalizuara si kapital për njerëzit që i kanë ndërtuar me kursimet e viteve të tëra pune dhe sakrifice. Ai premtoi legalizim falas për të gjitha shtëpitë e ndërtuara në lagjet informale.

“Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do t’i bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do t’ju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është si t’ju vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas. Ne duam që me këtë proces të përmirësojmë jetën tuaj dhe jo thjesht që të heqim nga tavani juaj hijen e policisë ndërtimore. Edhe Enver Hoxha po të ringjallet nuk i prish dot këto shtëpi”, tha Rama.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha, se ai i ka quajtur “shpellarë” të ardhurit nga veriu i Shqipërisë, Rama mohoi në mënyrë kategorike të ketë thënë një gjë të tillë, duke u shprehur se nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë ai ësëët i gatshëm të  largohet nga politika dhe nga Shqipëria.

“Saliu gënjen për shprehjen shpellarë. Largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem në Shqipëri. Nëse kjo provë nuk ekziston, më lind e drejta t’ju them të gjithë tropojanëve dhe të ardhurve nga veriu se ky burrë kërkon t’ju mbajë peng në shpellën e mendësisë së tij, duke shfrytëzuar traditat, vlerat dhe besnikërinë tuaj”, – u shpreh Rama.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.