Tirana, një fushatë paqësore

Postuar në 15 Qershor, 2013 09:23

Sikurse edhe në vitet e mëparshme zgjedhore, kryeqyteti mban vendin e parë të tubimeve elektorale, ku deri më tani janë organizuar 285 tubime te njoftuara në polici. Por ndryshe nga me pare, kjo fushate konsiderohet per siguruesit e rendit si e qete dhe pa zona te nxehta. 

Gjatë intervistes për Top Channel, Drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj tregon tiparet e kesaj fushate elektorale në kryeqytet, e cila nuk shenoi denoncime për grisje flamujsh apo banderolash, ose incidente të tjera mes militantësh.

"Ka një ndryshim në krahasim me fushatat e tjera zgjedhore. Kemi një fushatë më të qetë, disa raste kanë qenë sporadike dhe të papërfillshme. Ka patur incidente të thjeshta. Ne i kemi kushtuar rëndësi dhe prioritet bashkëpunimit me subjektet elektorale. Kemi arritur deri tani që të kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë drejtuesit e subjekteve elektorale, por edhe me pjesën tjetër të militantëve të tyre. Ata e kanë ndjerë detyrën e policisë, ata e dinë më së miri që policia ka një rol asnjanës në këto zgjedhje, është Policia e Shtetit, është policia e të gjithëve dhe që të gjithë e dinë që përpara ligjit janë të barabartë. Në zonat ku më parë ka patur incidente, i kemi vlerësuar ato duke marrë informacione më shumë, duke bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të këtyre elementëve, që kanë të tilla tendenca", tha Çaushaj.

Mes gadishmerise per zgjedhjet e 23 qershorit, por edhe per goditjen e kriminalitetit, kjo fushate eshte shfrytezuar nga policia per kapjen e personave te kerkuar nga drejtesia. 

"Sa herë që ka fushata zgjedhore, elementë me precedentë kriminalë, në njëfarë mënyrë u bashkangjiten subjekteve. Ndërkohë një pjesë e subjekteve nuk i dinë se kush janë ata dhe ka qenë detyra jonë t'i evidentojmë, i kemi evidentuar më papara. Ne kemi një shifër konkrete dhe mund të them se kemi kapur 159 persona në kërkim, një shifër më e madhe se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Jemi munduar që të mos i godasim në kohën kur janë në tubime, por në banesa, rrugë e lokale", tha Çaushaj.
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.