Tiranë-Elbasan, Berisha: E pamundura u bë realitet

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:14

Realitet te prekshem e ka quajtur hapjen e tunelit te Krrabes kryeministri Sali Berisha. 

Rreth orës 10:00 të paradites së sotme kryeministri Berisha i shoqëruar nga kryebashkiaku Basha kanë përshkuar të parët tunelin e Krrabës 2.5 km, i cili ndan dy segmentet e tjera të autostradës.

Me hapjen e tij dhe autostraden Tirane-Elbasan qytetet afrohen me shume se kurre, duke kursyer keshtu kohe te cmuar per udhetaret.  

Duke komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, ai shkruan se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, shkruan ai. 

Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime. 
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km) 
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km ) 
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.