Xhufi: Çështja çame është e shenjtë, AP ka vullnetin për ta çuar përpara

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:17

Gjatë tubimit që Aleanca Popullore organizoi dje në Sarandë, ku u shpalos edhe projekti për zgjidhjen e çështjes çame, historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se duhet mbështetur partia e re e çamëve.

Xhufi u shpreh se në këto 23 vite nuk është bërë asgjë për çështjen çame, ndaj duhet mbështetur Aleanca Popullore.

“Çështja çame është e shenjtë. Ajo nuk duron që të trajtohet me marifete, me makiavelizma. Është ideologji për çdo shqiptar, por sidomos për çdo çam. Më vjen keq ta them që në këto 23 vjet jo gjithmonë individë, shoqata apo parti të cilat kanë ardhur me flamurin e mbrojtjes së çështjes çame, në të vërtetë e kanë injoruar, ndonjëherë edhe e kanë diskredituar çështjen çame. Premtuan shumë gjëra. Premtuan një rezolutë që e frynë sikur ishte mishërimi i problemit çam dhe e gjithë kjo rezultoi në një lojë të pështirë. Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet ndërruar kursi, demokracia prandaj është. Në këto 23 vjet ne kemi parë shumë figura që kanë qenë në krye të komunitetit çam. Ua dimë për nder të gjithë atyre që kanë kontribuar. Por vjen një kohë natyrisht dhe dalin grupe të reja. Ne sot kemi këtë grup të shkëlqyer të Aleancës Popullore, të cilët kanë pasionin, angazhimin, vullnetin dhe vendosmërinë për të çuar përpara çështjen çame”, u shpreh Xhufi.

GAZETA DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.