PD mbyll fushatën në Peshkopi, Berisha: Do përfundojmë rrugën e Arbrit

Partia Demokratike mbylli sot fushatën në Peshkopi. Në fjalën e tij drejtuar banorëve kryeministri Sali Berisha u premtoi se do të përfundojë rrugën e Arbrit. “Më 23 qershor vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të rrugës së Arbrit, të përfundimit të ujësjellësit për qytetin, të infrastrukturës më moderne në të katër anët e vendit. Ftoj çdo socialit të bashkohet me ne, e bashkon përpjekja jonë për punësim, mirëqenie, për përfundimin sa më shpejt të rrugës së Arbrit. Shoku i autobusit mavi që vjen këtu e premton rrugën, 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit të rrugës së Arbrit, ka bërë çdo gjë për mos ndërtimin e saj. Prandaj rrugën do e përfundojmë së bashku, të gjitha projektet do i përfundojmë së bashku”, tha Berisha.Sipas kryeministrit Rama favorizon miliarderët e PS që do merren me importin e ushqimeve, ndërsa fermerëve shqiptarë do i mbeten prodhimet në arë. “Shoku i autobusit po zotohet të heqë tvsh që miliarderët e PS të marrin importin e ushqimeve dhe prodhimet tuaja të kalben në fushë. Ju bëj një ftesë, pyeteni veten si ka mundësi që kryetari i PS nuk flet kurrë për rritje rrogash, pensionesh, për rritjen e ndihmës ekonomike”, tha ai. Berisha u shpreh se Rama nuk e përmend asnjëherë pasi i ka dyert të mbyllura në Bruksel. “Pyeteni veten si ka mundësi që 3 muaj nuk ka lënë sharje pa bërë, fjalë pa përdorur, po fjalën integrim europian se ka shqiptuar asnjëherë, flet për këmishën e jelekun tim, po kurrë për integrimin në BE, sepse e di se ka shkelmuar mbi këtë projekt për 3 vjet rresht sepse e di që në Bruksel i ka dyert e mbyllura, është i damkosur për bllokimin që i bëri vendit të tij”, tha ai.
TEMA
Add new comment