Bashkia jep 45 hipoteka për ndërtesat e para ’91, Basha: Fund makthit 23 vjeçar. Qytetari, i pari

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:38

TIRANË-Kreu i bashkisë së Tiranës ka shpërndarë sot certifikatat e pronësisë për 45 familje, ndërtesat e të cilave ishin bërë para vitit 1991, por ishin të pahiptekuara. Në një takim me banorë të zonës së Shkozës, përfituese të certifikatave të pronësisë, Basha premtoi se në këtë mënyrë do të zgjidhen gjithë problemet e pronësisë së kryeqytetasve.

“Qeveria bëri të mundur nëpërmjet një akti normativ bazën ligjore për të hipotekuar ndërtimin e atyre banesave që llogariten në 1500 në Tiranë. Hapja e kësaj rruge erdhi si pasojë e problemit të qytetarëve që bashkia e dëgjoi dhe mori masa, ky është problem i vjetër, bashkia e shkuar e ka bërë veshin të shurdhër për këtë problem, nuk ka dashur t’ia dijë, ndërkohë që ne kujtojmë se sa mirë është për qytetarët kur bashkia vë në radhë të parë interesin e tyre dhe pastaj të zgjidhë probleme”- tha Basha.

Ai sqaroi se nga 200 aplikime janë përfunduar 76 prej tyre, 45 të finalizuara me dokumentin e pronësisë.

“Ky proces nisi para 1 muaji e gjysme dhe brenda këtyre javëve ne do të mbyllim të 200 kërkesat. Nxis banorët e kësaj kategorie të aplikojnë se ne sigurojmë se 120 ditë pas aplikimit do u sjellim cerfitikatat e pronësisë si po e sjellim këtu në Shkozë”- tha ai.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.