Meta: Berisha e ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:32

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur fushatën e saj elektorale edhe në qytetin e Lushnjes, me një miting ku mori pjesë edhe kreu i kësaj force, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Qarkun Fier. Gjatë këtij takimi përmbyllës të fushatës së LSI-së në Lushnjë, Meta në fjalën e mbajtur në këtë takim u shpreh se Shqipërinë dhe shqiptarët i ndajnë vetëm 3 ditë nga dita kur të gjithë do të fillojmë të ecim më shpejt drejt zhvillimit. LSI do të fitojë, ka theksuar Meta, sepse Lushnja dëshiron të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe punësimit. “Me ritmet e Sali Berishës, Shqipëria jo vetëm që nuk ecën dot më shpejt, jo vetëm që rrezikon të mbetet në vend, por rrezikon të kthehet prapa”, – tha Meta në fjalën e tij. Më tej ai ka theksuar se Berisha duhet t’i kërkojë falje Lushnjes, Fierit dhe gjithë Myzeqesë, se sipas tij ishte ai që 20 vjet më parë “frymëzoi shkatërrimin e kanaleve vaditëse të kullimit, të të gjithë infrastrukturës bujqësore, në emër gjoja të luftës kundër komunizmit”. Ai ka ftuar banorët e Lushnjes që të votojnë LSI-në për ta nxjerrë Berishën në pension. “Ai edhe tri ditë është kryeministër dhe në 23 qershor Lushnja, Myzeqeja, Fieri, Mallakastra i thotë njëherë e mirë Sali Berishës: ‘Ta gëzosh pensionin, sepse ne do të ecim më shpejt. Sepse ne nuk ngopemi më me lugën bosh. Nuk ngopemi më me premtime boshe”. E ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja në kohën kur lulëzoi, pra në kohën e Berishës së parë, por shqiptarët nuk kanë më ndërmend të investojnë për një alternativë që e ka mbyllur ciklin e saj”, – tha Meta.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.