Fier, kryeson e majta, vota e para dhe për të pavarurin Dritan Prifti

Qarku i Fierit konsiderohet si një nga qarqet që mund të sjellë surpriza në këto zgjedhje. Kutia e parë që është hapur u përkiste banorëve të fshatit Drizë, ku nga raportimet paraprake rezulton se PS ka marrë 144 vota, LSI 3 vota dhe PD 21 vota. Në KZAZ 59, në qendrën e votimit 3126, Aleanca e majtë në kutitë e para ka 140 dhe Aleanca e djathtë 36. Në dy kutitë e numëruara deri në orën 2.23 në ditës së sotme ASHE numëron 297 vota ndërsa AMPI numëron 107 vota. Në këtë qakr 16 vota ka marrë edhe deputeti i pavarur Dritan Prifti. Qarku i dytë më i madh në vend që ‘prodhon’ 16 mandate, ku tradicionalisht ka fituar forca e majtë. Procesi i votimit në këtë qark ka kaluar i qetë dhe pa incidente që mund të cenonin në tërësi procesin zgjedhor. Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime në qarkun e Fierit ka qenë rreth 58%. Procesi i votimit në të 576 qendrat ka filluar në kohë, edhe pse në disa prej tyre nuk janë vërejtur probleme apo mungesa të materialeve zgjedhore. Një problem teknik gjatë procesit të votimit në këtë qark është shënuar me votën e komunitetit rom. Afro 70 votues të këtij komuniteti u janë drejtuar kutive të votimit në qendrën nr. 3168 në Levan të Fierit. Atyre fillimisht u është mohuar e drejta e votës, duke qenë se nuk dinë shkrim dhe lexim, por kanë kërkuar shoqërues gjatë procesit të votimit. Fillimisht kjo kërkesë e tyre është refuzuar nga kryetari i ZAZ nr. 62, ndërkohë që sekretari i komisionit, Roland Mata (PS) ka këmbëngulur që t’i jepet mundësia të thotë fjalën e tij me votë edhe këtij komuniteti. Kjo ka bllokuar për pak minuta procesin që rifilloi më pas normalisht. Edhe në KZAZ nr. 51 është ndërprerë për një orë procesi i votimit, për shkak se një person ka goditur me gurë dritaren e qendrës së votimit. Pas këtij incidenti, përfaqësuesit e dy forcave politike PD dhe PS vendosën rifillimin e procesit. Gjithashtu, kandidati i pavarur Dritan Prifti denoncoi dhunimin e dy qendrave të votimit nga përfaqësues të LSI (me siglën e së cilës kandidoi dhe fitoi në 2009), por pas verifikimeve nga forcat e policisë rezultoi se asnjë dhunim nuk kishte ndodhur. Në minutat e fundit para mbylljes së procesit të votimit, në një prej lagjeve të qytetit është denoncuar se ka patur incidente por edhe në këtë rast kur kanë mbërritur forcat e policisë për verifikim procesi kishte përfunduar dhe materialet zgjedhore ishin drejtuar për në KZAZ. Në tërësi, procesi i votimit ka vijuar deri në fund i qetë në qytetin e Fierit. Deri në orën 00:00 janë dorëzuar kutitë e 576 qendrave të votimit në këtë qark dhe pas më pak se një orë ka nisur procesi i numërimit. Të parët kanë mbërritur komisionerët e numërimit të Aleancës së majtë, e menjëherë pas tyre kanë mbërritur dhe ata të Aleancës së djathtë. Procesi i numërimit vazhdon.
Zv/ambasadori amerikan “përvesh mëngët” në Fier
Numri dy i Ambasadës amerikane në Shqipëri, Henry Jardin, është vendosur në Fier për të ndjekur nga afër procesin e votimit. Zoti Jardin ka vëzhguar procesin në disa qendra të qarkut të Fierit e më pas në një deklaratë për mediat ka theksuar faktin se procesi i votimit në këtë qark ka kaluar pa problem. “Mendoj se është shumë qetë këtu dhe shpresoj të vazhdojë e tillë. Do të ndjekim anembanë qarkut qendrat e votimit”,- tha Jardin. Zoti Jardin ka qenë edhe në Roskovec, ku gjatë fushatës elektorale u dhunua kandidati i Frymës së Re Demokratike të Fierit, Mit’hat Hoxha. “Deri tani në Roskovec nuk ka pasur problem”, – ka shtuar ai. Zv/ambasadori është treguar shumë i kursyer në deklaratat e tij për procesin e numërimit të votave në qarkun e Fierit, që konsiderohet si më i rëndësishmi për sa i përket mandatave që synojnë të marrin në këtë qark forcat politike. Në 2009-ën beteja për mandatin e Fierit u rrezikua nga një konflikt i armatosur.
FIER
Qarku Fier:
10 KZAZ
576 qendra votimi
373 706 votues
Viti 2009
Mandatet: PS 9 mandate/ LSI 1/ PD 6
Gjithsej: 16 mandate
Pjesëmarrja: 48%
MAPO
Add new comment