Publikohen të dhëna paraprake mbi pjesëmarrjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhëna paraprake mbi përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje nga votuesit për të 12 qarqet e vendit. Të dhënat i përkasin 10 për qind të qendrave të votimit. Në rang kombëtar, raportohet se kanë marrë pjesë rreth 50 për qind e votuesve, (nuk bëhet e ditur se si është nxjerrë kjo shifër nga ana e KQZ). Pjesëmarrja më e lartë raportohet në Kukës në masën 58 për qind ndërsa pjesëmarrja më e ulët raportohet në Vlorë në masën 40 për qind. Të dhënat e KQZ mbi pjesëmarrjen kanë qenë gjatë të gjithë ditës shumë të mangëta dhe tërësisht jokorrekte. Megjithëse kutitë janë dërguar tashmë në tërësi nga qendrat e votimit te qendrat e numërimit, shifrat finale mbi pjesëmarrjen nuk janë ende të disponueshme.
SHQIP

Add new comment