ODIHR apel liderave politikë: Dëgjoni vullnetin e popullit dhe pranoni rezultatin

ODIHR ka bërë publik raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë i ka bërë thirrje liderëve politik që të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. OSBE-ODIHR i vlerëson zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore. “Këto kanë qenë zgjedhje substantive, që i kanë dhënë shqiptarëve zgjedhje reale, tani është koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor,. Votimi ka ecur mirë, por nga disa parregullsi teknike është vonuar në disa zona. Këtu kam të dhëna, 25% e votave është numëruar ka një bllokim në Gjirokastër po e ndjekin të gjithë procesin”, u shpreh Robert Bateli, koordinatori i OSBE-ODIHR. Sipas Batelit, diferencat afatgjata dhe mosbesimi reciprok mes partive politike ka minuar punën e administratës zgjedhore ku partinë e opozitës kanë bojkotuar KQZ. “KQZ e ka bërë punën e saj pa kuorumin e nevojshëm. Kodi Zgjedhor është përmirësuar, kjo ka përmirësuar kuadrin zgjedhor që është bazë e shëndoshë për zgjedhje demokratike. Kandidatët kanë qenë në një fushatë e posaçme me disa incidente të izoluara. Megjithatë ka pasur akuza nga dy partitë kryesore që kanë tërhequr vëmendjen nga thelbi i çështjes”, komentoi zoti Bateli.
MAPO
Add new comment