E majta e bashkuar drejt sigurimit të 84 mandateve

E ndërsa fitorja e së majtës është e sigurt, në orët në vijim pritet që të qartësohet vetëm diferenca midis së majtës dhe së djathtës. Gjer në orët e para të ditës së sotme, koalicioni i majtë kryesonte me 84 mandate, kundrejt 56 të së djathtës, duke i dhënë asaj fuqi të jashtëzakonshme në parlament për miratimin ligjeve me shumicë të cilësuar dhe për emërime në institucione kushtetuese. Nga projeksionet paraprake rezulton se koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 12.08 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa koalicioni i djathtë ka një rënie në – 7.5 %. Deri tani e djathta kryeson vetëm në Kukës. Koalicioni i majtë kryeson në 10 qarqe. Në Dibër kemi barazim, 3 mandate e majta dhe 3 mandate e djathta. Thuajse në çdo qark mazhoranca ka lëshuar nga një deri në dy mandate dhe këtu nuk kanë bërë përjashtim as zonat që tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion të Partisë Demokratike.
Edi Rama
Në daljen e tij në mesditë, ku nuk fshihej dhe gëzimi për rezultatin spektakolar të së majtës, kryetari i PS-së, Edi Rama bëri apel për përfundimin e procesit të numërimit të votave, pa cenuar asnjë votë të qytetarëve. Kryesocialisti u shpreh I bindur në fitoren e thellë të koalicionit të majtë. “Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin, sot ju them që fitorja do të jetë dhe më e thellë nga sa duket. Thirrja ime për çdo deputet, për çdo drejtues dhe koordinator, për çdo numërues të PS-së dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane, asnjë votë nuk duhet të cenohet. Duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari. Duhet të sigurojmë se çdo votë që zgjedhësit shqiptarë kanë çuar në kutinë e votimit të numërohet. Në çdo moment të jemi në lartësinë e Kushtetutës”, tha Rama. Lideri I së majtës së bashkuar këkroi prej komisionerëve të të gjithë partive politike që në orët e mbetura të tregohen në lartësinë e detyrës së tyre dhe të garantojnë paprekshmërinë e procesit të numërimit. “I drejtoj një mesazh kundërshtarit tonë, ka gjithmonë një kohë për të humbur. Bashkëpunoni në çdo tavolinë numërimi, për të garantuar paprekshmërinë e këtij procesi. Ky proces duhet të vazhdojë pa pengesa. Të gjithë ata që janë dërguar nga partitë për të numëruar votat e sovranit duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre fisnike. Është detyrim i barabartë si i yni dhe i tyre që të nxjerrin të fituar Shqipërinë nga ky proces. Shqipëria në këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart”, u shpreh Rama.
PD drejt pranimit të humbjes
Me daljen e rezultateve të para prej nga u kuptua edhe trendi se si do të shkonte votimi më pas, kryeministri Sali Berisha nuk ka dalë në media duke pritur rezultatin përfundimtar. Mësohet se kryeministri Berisha , është duke pritur vetëm përfundimin e kutive të mbetura, ndërkohë që në daljen për shtyp të ardhshme , do të pranojë humbjen duke vënë theksin më shumë te standardet zgjedhore. Edhe kandidatja e PD—së gjatë emisionit të Blendi Fevziut, dje në darkë, indirekt pranoi humbjen e së djathtës. Ndërkohë, zëdhënësja e fushatës së PD, Majlinda Bregu, në një komunikim me mediat, foli për ngushtim të rezultatit, ndërsa bëri thirrje që të ruhen standardet zgjedhore deri në fund. Është e rëndësishme të ruhen deri në fund standardet më të larta të këtyre zgjedhjeve. “Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë. I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve. Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ”, tha Bregu.
Besnik Mustafaj: Pres që Berisha të pranojë humbjen
Unë jam dakord me mendimin se PD-ja duhet të bëjë një opozitë të fortë, por Berisha nuk bën më dot opozitë të fortë. Sepse kjo parti duhet të ngrihet në një parti elitare, siç i takon të jetë PD-ja, pra ajo duhet të rikthehet në identitetin e saj politik. Nuk mundet dot të shkohet në Kongresin e PD-së, pa bërë më parë një analizë të thellë dhe kjo analizë duhet të bëhet sa më parë. Dhe kjo bëhet vetëm me një ringjallje të shpejtë dhe rrënjësore. Kjo duhet të jetë një periudhë intensive reflektive brenda vetes së vet. Unë s’mendoj dot që Partia Demokratike mbetet peng e këtij lidershipi dhe kjo do ta bëjë këtë reflektim. Unë pres që Berisha të flasë, dhe sigurisht që pres ta bëjë pranimin e humbjes. Dhe, hapi i dytë, besoj se PD-ja është e shtrenjtë për Sali Berishën. Unë do filloj ta gjykoj Sali Berishën vetëm në momentin që ai do flasë. Se këtu po paragjykohet se Berisha e mban peng PD-në, por për këtë unë nuk mund të flas pa parë se ç’do bëjë Berisha.
Mark Marku
PD-ja e përfaqëson shumë pak të djathtën Unë jam dakord me mendimin se PD-ja duhet të bëjë një opozitë të fortë, por Berisha nuk bën më dot opozitë të fortë. Sepse kjo parti duhet të ngrihet në një parti elitare, siç i takon të jetë PD-ja, pra ajo duhet të rikthehet në identitetin e saj politik. Nuk mundet dot të shkohet në Kongresin e PD-së, pa bërë më parë një analizë të thellë dhe kjo analizë duhet të bëhet sa më parë. Dhe kjo bëhet vetëm me një ringjallje të shpejtë dhe rrënjësore. Kjo duhet të jetë një periudhë intensive reflektive brenda vetes së vet. Unë s’mendoj dot që Partia Demokratike mbetet peng e këtij lidershipi dhe kjo do ta bëjë këtë reflektim. Unë pres që Berisha të flasë, dhe sigurisht që pres ta bëjë pranimin e humbjes. Dhe, hapi i dytë, besoj se PD-ja është e shtrenjtë për Sali Berishën. Unë do filloj ta gjykoj Sali Berishën vetëm në momentin që ai do flasë. Se këtu po paragjykohet se Berisha e mban peng PD-në, por për këtë unë nuk mund të flas pa parë se ç’do bëjë Berisha. Në këtë moment që jemi aktualisht, unë mendoj që PD-ja e përfaqëson shumë pak të djathtën. Dhe, këtë përfaqësim ajo e krijon duke u hapur, të hapësh debatin, të ristrukturosh duke mos pretenduar të ruash “status-quonë”. PD-ja duhet të thërrasë të gjithë potencialet e saj që sot janë jashtë, por kjo kam përshtypjen se është e vështirë për t’u realizuar. Pra, duhet të rikthehet e djathta brenda PD-së, por duhet të kemi një të djathtë, jo pa PDnë, pra duhet të jenë e njëjta gjë. E djathta ka bërë një gabim gjatë këtyre 20 viteve, e cila i ka përqendruar të gjitha fuqitë e saj vetëm në PD. Eduard Selami vjen pas 20 vitesh në PD dhe deklaron se edhe nëse PD-ja humbet unë do qëndroj. Pra, ky është një sinjal shumë i keq për anëtarët e PD-së, Mark Marku pasi nuk është një perspektivë .
Lista e kandidatëve që zgjidhen deputetë nga rezultatet aktuale
Qarku Tiranë
PS 16 mandate
1.Pandeli Sotir Majko
2. Saimir Bashkim Tahiri
3. Vasilika Llambi Hysi
4. Ditmir Sulejman Bushati
5. Fatmir Sezai Xhafaj
6. Lindita Llesh Nikolla
7. Besnik Mitat Baraj
8. Xhemal Myslim Qefalia
9. Sadri Ismail Abazi
10. Parid Nezmi Cara
11. Spartak Ibrahim Braho
12.Artan Ilia Gaçi
13. Pjerin Zef Ndreu
14. Rakip Bajram Suli
15. Milena Fatos Harito
16. Dashamir Myslym Peza
LSI 3 mandate
1.Ilir Rexhep Metaj
2.Klajda Theothoraq Gjosha
3.Luan Mersin Rama
PD 13 mandate
1. Sali Ram Berisha
2. Myqerem Ramazan Tafaj
3. Majlinda Enver Bregu
4. Halim Mesut Kosova
5. Florion Prokop Mima
6. Gerti Jusuf Bogdani
7. Dashamir Hamit Shehi
8. Jorida Hasan Tabaku
9. Edi Tonin Paloka
10. Keltis Kujtim Kruja
11. Kastriot Selman Islami
12. Asllan Shaban Dogjani
13. Visar Hekuran Zhiti
Qarku Lezhë
LSI 1 mandat
1.Monika Kryemadhi
PS 3 mandate
1. Mimi Pjetër Kodheli
2. Armando Ndue Prenga
3. Arben Ndue Ndoka
PD 3 mandate
1. Aldo Tonin Bumçi
2. Gjovalin Pjetër Kadeli
3. Albina Preng Deda
Qarku Berat
PS 4 mandate
1. Fidel Bahri Ylli
2. Ermonela Koço Valikaj (Felaj)
3. Eduard Pajtim Shalsi
4. Eduard Laver Bejko
LSI 2 mandate
1. Nasip Qani Naço
2. Gledjon Tomor Rehovica
PD 2 mandate
1. Genc Stefanaq Pollo
2. Astrit Ferrik Veliaj
Qarku Shkodër
PS 4 mandate
1. Mimoza Qazim Hafizi
2. Tom Gjekë Doshi
3. Paulin Nikollë Sterkaj
4. Namik Skënder Kopliku
LSI 1 mandat
1.Nora Malaj
Partia Kristian
Demokrate 1 mandat
1.Mark Preng Frroku
PD 4 mandate
1. Jozefina Filip Topalli
2. Helidon Skënder Bushati
3. Voltana Vehbi Ademi
4. Nard Lazer Ndoka
PR 1 mandat
1- Gasper Luigj Kokaj
Qarku Durrës
LSI 1 mandat
1.Lefter Haki Koka
PS 6 mandate
1. Blendi Pullumb Klosi
2.Klodiana Fatmir Spahiu
3. Ilir Hamid Beqaj
4. Namik Hamza Dokle
5. Gentian Kastriot Bejko
6. Artur Xhek Bushi
PD 5 mandate
1. Eduard Ismail Halimi
2. Igli Latif Cara
3 Albana Sadik Vokshi
4. Gent Hysen Strazimiri
5. Oerd Eqerem Bylykbashi
6. Osman Nazmi Metalla
PR 1 mandat
1.Agron Duka
Qarku Kukës
PS 1 mandat
1. Vexhi Muçmata
PD 3 mandate
1. Flamur Dalif Noka
2. Besnik Xhaferr Dusha
3. Alban Jonuz Zeneli
Qarku Dibër
PS 2 mandate
1. Shkëlqim Islam Cani
2. Ulsi Qerim Manja
LSI 1mandat
1.Përparim Islam Spahiu
PD 3 mandate
1. Sherefedin Hamit Shehu
2. Bedri Selman Hoxha
3. Roland Hazis Keta
Qarku Elbasan
LSI 2 mandate
1. Edmond Llazar Haxhinasto
2. Bujar Sabri Kllogjri
PS 6 mandate
1. Ben Kristaq Blushi
2. Damian Lekë Gjiknuri
3. Evis Kolë Kushi
4. Alfred Besim Peza
5. Taulant Kasem Balla
6. Musa Rexhep Ulqini
PD 4 mandate
1. Arben Fahri Imami
2. Eduard Aqif Selami
3. Ardian Zenel Turku
4. Luçiano Dhimitër Boçi
PDIU 1 mandat
1.Aqif Kahraman Rakipi
PR 1 mandat
1.Luan Xhemal Duzha
Qarku Korcë
LSI 1 mandat
1.Piro Leonidha Kapurani
PS 6 mandate
1. Bashkim Muhamet Fino
2 .Arta Agim Dade
3. Olta Anxhelo Xhaçka
4. Ilirian Anesti Pendavinji
5. Ilir Telha Xhakolli
6. Ylli Mihallaq Petraj (Ziçishti)
PD 5 mandate
1. Ridvan Vait Bode
2. Eleina Theodhoraq Qirici
3. Edmond Shyqyri Spaho
4. Fatmir Ali Mehdiu
5. Gjergji Stefan Papa
Qarku i Fierit
LSI 2 mandate
1. Petrit Kozma Vasili
2. Robert Thoma Bitri
PS 9 mandate
1. Gramoz Kaso Ruçi
2. Erion Mirdash Braçe
3. Eglantina Muharrem Gjermeni
4. Ilirjan Hyda Celibashi
5. Armando Nikolla Subashi
6. Arben Kristaq Çuko
7. Piro Dano Lutaj
8 . Majlinda Daut Bufi
9. Ervin Agim Koçi
PD 4 mandate
1. Sokol Vangjel Olldashi
2. Mesila Fatmir Doda
3. Kozma Vangjel Dashi
4. Shpëtim Hysni Idrizi
PDIU 1 mandat
1.Omer Barjam Mamo
Qarku Gjirokastër
LSI 1 mandat
1.Vangjel Llambi Tavo
PS 4 mandate
1. Arben Nevruz Ahmetaj
2. Erion Luan Veliaj
3. Anastas Angjeli
4. Vladimir Kosta
PD 2 mandate
1. Genc Pëllumb Ruli
Qarku Vlore
PS 6 mandate
1.Edi Kristaq Rama
2. Valentina Abedin Leskaj
3. Koço Theodhori Kokëdhima
4. Luiza Mihal Xhuvani
5. Fatmir Avni Toçi
6. Andrea Theofan Marto
LSI 1 mandat
1.Shkëlqim Bashkim Selami
PBDNJ 1 mandat
1.Vangjel Spiro Dule
PD 3 mandate
1. Astrit Hiqmet Patozi
2. Arben Petro Ristani
3. Liljana Abedin Elmazi
PDIU 1 mandat
1.Dashamir Mehmet Tahiri
Rezultatet e zgjedhjeve
Partitë Vota Përqindje
2013 2009 2013 2009
Partia Kristian Demokrate e
Shqipërisë
4892 0.5 +0.5 1 0
Levizja Socialiste per Integrim 105580 10.9 +6.1 16 4
Partia Socialiste e Shqiperise 399012 41.3 +0.6 66 65
Partia Bashkimi per te Drejtat e
Njeriut
10212 1.1 -0.3 1 1
Partia Demokracia Sociale 7774 0.8 +0.1 0 0
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 5659 0.6 -1.4 0 0
Aleanca Popullore 5329 0.6 +0.6 0 0
Partia Socialiste e Vërtete 91 3721 0.4 -0.1 0 0
Partia Demokrate per Integrim e
Prosperitet
2338 0.2 +0.2 0 0
Partia G 99 2105 0.2 -0.6 0 0
Partia Socialiste e Moderuar 1882 0.2 +0.2 0 0
Aleanca Arbënore Kombëtarë 1750 0.2 +0.2 0 0
Partia per Mbrojtjen e te Drejtave te
Emigranteve
1426 0.2 +0.1 0 0
Partia Ligj dhe Drejtësi 1322 0.1 +0.1 0 0
Partia Socialpunëtore Shqiptare 1261 0.1 +0.1 0 0
Partia e Gjelbër 1115 0.1 +0.1 0 0
Partia Ardhmëria Shqiptare 1051 0.1 +0.1 0 0
Partia Mendimi i Djathte Liberal 821 0.1 +0.1 0 0
Partia Komuniste e Shqipërisë 8
Nëntori
806 0.1 +0.1 0 0
Partia e Reformave Demokratike
Shqiptare
689 0.1 +0.0 0 0
Partia Lëvizja Demokratike për
Ndryshim
665 0.1 +0.1 0 0
Partia e Punës se Shqipërisë 570 0.1 +0.1 0 0
Partia Komuniste e Shqipërisë 543 0.1 +0.1 0 0
Partia Aleanca Demokristiane e
Shqipërisë
482 0.1 +0.1 0 0
Aleanca per Barazi dhe Drejtësi
Europiane
407 0.0 +0.0 0 0
Partia Rruga e Lirisë 378 0.0 -0.0 0 0
Partia e Punës e Shqipërisë e
Riorganizuar
365 0.0 -0.4 0 0
Partia Unitetit Kombëtar 310 0.0 +0.0 0 0
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 303 0.0 +0.0 0 0
Partia e Çështjeve Shqiptare 281 0.0 +0.0 0 0
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptareve 249 0.0 +0.0 0 0
Partia Ambientaliste 247 0.0 +0.0 0 0
Partia Shqiptare Atdheu 232 0.0 +0.0 0 0
Partia Pajtimit Kombëtar 231 0.0 +0.0 0 0
Partia Personat me Aftësi te Kufizuar 218 0.0 +0.0 0 0
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 198 0.0 -0.0 0 0
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 186 0.0 +0.0 0 0
Totali - Aleanca për Shqiperine
Europiane
564867 58.4 +12.8 84 66
Partia Demokratike 288596 29.9 -9.5 48 68
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 28069 2.9 +1.8 4 1
Partia Republikane Shqiptare 27586 2.9 +0.7 4 1
Partia Demokristiane e Shqipërisë 7412 0.8 -0.2 0 0
Partia Balli Kombëtar 3007 0.3 -0.0 0 0
Lëvizja per Zhvillim Kombëtar 2990 0.3 -0.4 0 0
Partia Lëvizja e Legalitetit 2876 0.3 -0.4 0 0
Partia Minoriteti Etnik Grek per te
Ardhmen
1896 0.2 +0.2 0 0
Bashkimi Liberal Demokrat 1806 0.2 -0.1 0 0
Partia Agrare Ambientaliste e
Shqipërisë
1447 0.2 -0.8 0 0
Partia Emigracioni Shqiptar 1325 0.1 +0.1 0 0
Balli Kombetar Demokrat 1307 0.1 -0.1 0 0
Partia Levizja Shqiperia e Re 1192 0.1 +0.1 0 0
Aleanca e Maqedonasve per Integrimin
Europian
1121 0.1 +0.0 0 0
Aleanca Demokratike 741 0.1 -0.2 0 0
Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet 720 0.1 -0.0 0 0
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare 710 0.1 -0.4 0 0
Partia Demokracia e Re Europiane 549 0.1 -0.2 0 0
Partia Ora e Shqiperise 395 0.0 -0.0 0 0
Partia Konservatore 380 0.0 +0.0 0 0
Partia Rruga e Vërtete Shqiptare 355 0.0 +0.0 0 0
Partia e te Drejtave te Mohuara e Re 355 0.0 -0.1 0 0
Partia e te Drejtave te Mohuara 347 0.0 +0.0 0 0
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 311 0.0 -0.1 0 0
Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve
Shqiptar
201 0.0 +0.0 0 0
Totali - Aleanca për Punësim,
Mirëqenie e Integrim
375694 38.9 -7.7 56 70
Fryma e Re Demokratike 14897 1.5 +1.5 0 0
Totali - Fryma e re Demokratike 14897 1.5 +1.5 0 0
Aleanca Kuq e Zi 4929 0.5 +0.5 0 0
Totali - Aleanca Kuqezi 5096 0.5 +0.5 0 0
Lidhja për Drejtësi dhe Progres 653 0.1 +0.1 0 0
Totali - Lidhja për Drejtësi e Progres 653 0.1 +0.1 0 0
Partia Popullore Kristiandemokrate
e Shqipërisë
0 0.0 0.0 0 0
Arben Qamil Malaj 2097 0.2 +0.2 0 0
Dritan Vlash Prifti 3732 0.4 +0.4 0 0
SHEKULLI

Add new comment