Meta, kryetar i ardhshëm i parlamentit

Postuar në 28 Qershor, 2013 16:05

Burime nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të ditur sot se në bisedime mes PS-së dhe LSI-së Ilir Meta u diskutua si një kandidaturë e mundshme për postin e kryeparlamentarit të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Partia e Metës arriti të dyfishojë votat në të gjitha qarqet dhe mori 17 mandate, afro tre herë më shumë nga sa pati marrë në zgjedhjet e vitit 2009. Bisedimet mes PS dhe LSI pritet të vijojnë për ndarjen e drejtimit të ministrive kryesore të vendit. Partia Socialiste ka 66 mandate në kuvend dhe rrjedhimisht është në varësinë e LSI për krijimin e një maxhorance parlamentare për të qeverisur.

Por nga e djathta ka sakaq shumë deputetë që kanë shprehur gadishmërinë për të ndryshuar krah, gjë që nënkupton se PS është në gjendje të zgjedhë mbështetës prej tyre për të krijuar një maxhorancë pa LSI në rast se bisedimet me këtë parti nuk ecin mirë. Vetë Rama, duke folur mbrëmjen e 27 qershorit në Top Story, deklaroi se aleancat nuk janë si martesa të shenjta, por se ai nuk është në gjendje të parashikojë të ardhmen.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.