Thaçi, uron Ramën: Qeveria e re të ruajë dhe garantojë unitetin kombëtar. Bashkëpunim drejt BE

Postuar në 28 Qershor, 2013 08:14

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama per fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit, per te cilat thekson se vendi “tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike”.

“Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime evroatlantike”, thotë Thaçi.

Thaci ka shprehur besimin se qeveria e drejtuar nga  Rama dhe Meta, “do ta ruajë dhe garantoj unitetin kombëtar, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë”.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e “përkushtuar që edhe më tutje ta thelloje bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në rrugën e përbashkët evropiane, si dy shtete të pavarura”, thuhet në fund të urimit të Thaçit dërguar liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.