Vrasja e Balerinës, Artur Kuliçaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:56

Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen hetimore për vrasjen tragjike të balerinës Sonila Tafa, ngjarje kjo e ndodhur dy muaj më parë. 

Për vdekjen e saj, organi i akuzës fajëson Artur Kuliçajn. Akuza ndaj tij është vrasje me dashje në një apo shumë personave. Sipas prokurorisë, Kuliçaj ka qëlluar me paramendim. 

Lajmi konfirmohet nga grupi hetimor për A1Report, ndërsa burimet theksuan se gjithçka ka nisur pasi Artur Kuliçaj i njohur dhe si i afërmi i numri 2 të policisë së shtetit është ndjeri i fyer nga truprojat dhe për këtë arsye është hakmarrë duke qëlluar ndaj tyre me automatik.

Nga dinamika e ngjarjes, Kuliçaj së bashku me shokët të cilët e shoqëronin mbrëmjen e 7 prillit në lokalin “Dream City” janë konfliktuar me disa të rinj. Të dy grupet janë nxjerrë jashtë ndërsa pas qetësimit të situatë truprojat kanë lejuar vetëm një palë të rihyn në diskotekë.

Ky refuzim ka irrituar dhe ofenduar Artur Kuliçaj i cili ka qëlluar disa herë me automatik në drejtim të hyrjes së lokalit me objektiv truprojat, por fatkeqësisht plumbat kanë kapur 24-vjeçaren Sonila Tafa e cila atë mbrëmje ishte thjesht kliente në atë lokal.

Aktualisht gjykimi do të nis në mungesë pas i pandehuri Kuliçaj dyshohet se është arratisur jashtë Shqipërisë ose fshihet diku në zonat e thella të veriut të Shqipërisë, ndërsa për të policia e shtetit ka shpallur dhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.