Fyle, vendeve të Ballkanit Perëndimor: Progresi varet nga ju. Perspektiva e integrimit, e hapur

Pas anetaresimit te Kroacise ne BE, duke u renditur keshtu vendi i 28-te anetar i familjes evropiane, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle i eshte drejtuar me nje mesazh vendeve te Ballkanit Perendimor.
Sipas tij, perspektiva e integrimit te tyre ne Bashkimin Evropian eshte e hapur, duke i bere apel per plotesimin e gjithe kushteve dhe reformave te kerkuara.
Ai ka kujtuar se anetaresimi i Kroacise eshte nje shembull i mire qe duhet t’u sherbeje vendeve aspirante, nderkohe qe theksoi se me kete u tregua se BE eshte e hapur drejt zgjerimit dhe se i mban premtimet.
“Ky zgjerim i fundit është një tjetër provë e fuqisë transformuese të procesit të pranimit kur vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE pësojnë transformim të gjerë. Ajo gjithashtu ripohon se perspektiva e integrimit evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet aspirante, te cilat duhet të tregojnë vullnetin e duhur për të zbatuar reformat politike dhe ekonomike dhe të provojnë respektin e tyre për vlerat evropiane të tilla si sundimi i ligjit, parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut”- thote Fyle.
Sipas tij, pranimi i Kroacisë në BE forcon stabilitetin në një rajon të paqëndrueshëm në pragun e BE-së dhe gjithashtu sjell mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët në të dyja anët.
“Politika e zgjerimit është e besueshme dhe mund të japë ndryshim të vërtetë. Kroacia tani është gati për të marrë vendin e saj në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, duke krijuar një Evropë të bashkuar dhe më të fortë”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment