PS-LSI 80 mandate, 4 deputetë nga 35 parti aleate

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:52

Shumica e artë u arrit nga aleatët e tjerë. Si përfitoi PD-ja nga aleatët në katër qarqe

BLEDAR HOTI

Koalicioni PS-LSI, boshti fitues, ka qenë determinant në fitimin e zgjedhjeve, por vagonët e tjerë të trenit fitues të 23 qershorit i kanë dhuruar së majtës të paktën katër mandate shtesë. Pra numri magjik prej 84 deputetëve nuk do të mund të realizohej pa votat e aleatëve të tjerë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në bazë të rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni i majtë ASHE ka 991 573 vota për 5490 qendra votimi, ose 57.6% të votave me 84 deputetë në Kuvend. Ndërsa koalicioni i djathtë i PD-së, APMI, ka 678 348 vota, 39.5%, ose 54 deputetë. Dhënia e mandatit shtesë për PS-në në Qarkun e Fierit, ku aleatët e majtë, pa llogaritur PS-në dhe LSI-në, kanë marrë 17451 vota, aq sa i nevojitet për t’i dhënë mandatin e 11 këtij qarku. Qarku tjetër për të cilën e majta ka marrë një deputet plus në ndarjen e mandateve ka qenë ai i Lezhës, ku mbi 4 mijë vota i kanë dhënë mandatin e katërt koalicionit të PS-së. Mandati i 19 në Qarkun e Tiranës nuk mund të ishte siguruar pa 18133 votat e aleatëve të tjerë, të cilët i kanë dhënë një deputet PS-së. Mandati i artë i së majtës është në Qarkun e Shkodrës, ku deputetit i gjashtë nuk do të ishte mundur të fitohej pa votat e aleatëve të tjerë, të cilët kanë 13819 vota, duke përmbysur për herë të parë bastionin e PD-së. Në këtë qark, për herë të parë ka fituar një parti e re, Kristian-Demokrate e Shqipërisë. Në këto zgjedhje rezulton se koalicioni prej 37 partive, ku boshti ishte PS-LSI, solli një shumicë të cilësuar, porse nuk do të kishte vlerë pa votat e 35 partive të tjera që sollën katër mandatet e arta, që bënë të mundur realizimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.

PD-ja, dy mandate në Vlorë dhe Elbasan

Në kampin e djathtë duket se Partia Demokratike ka dalë më e fituar, edhe pse kësaj here është detyruar t’u japë ca mandate partive të koalicionit, 7 të tilla, për PDIU-në dhe PR-në. Në Qarkun e Elbasanit, votat e aleatëve të PD-së i kanë dhuruar dy mandate njëherësh koalicionit, pasi në të kundërt e majta në Elbasan do të kishte dy të zgjedhur plus. Aleatët e PD-së kanë fituar mbi 21 vota në shportën e votave të koalicionit të PD-së. Ndërsa faktori i FRD-së së udhëhequr nga Bamir Topi, i ka prishur punë koalicionit të djathtë. Nëse FRD-ja me 935 vota do të ishte në koalicion me PD-në, mandati i katërt i Lezhës do t’i shkonte së djathtës. Duke bërë përmbysjen e këtij qarku. Ndërsa në Qarkun e Tiranës, nëse 10006 votat e Topit do të ishin në shportën e koalicionit, atëherë rezultati i këtij qarku do të ishte 18 për të majtën dhe 14 për të djathtët. Sigurisht që mandati i 14 do t’i takonte FRD-së. Këto kanë qenë dëmet e vetme që partia e ish-presidentit i ka sjellë së djathtës. Ndërsa në Vlorë, PD-ja ka dalë më e fituar, pasi ka marrë dy mandate si koalicion nga votat e aleatëve. Në Qarkun e Vlorës aleatët kanë marrë 16554 vota, ndërsa PD-ja vetë si subjekt me 21224 vota. Ky rezultat bëri që PD-ja të merrte një deputet nga aleatët dhe të dhuronte një vetëm për PDIU-në. Nëse nuk do të ishin votat e aleatëve, rezultati do të ishte 10 deputetë për të majtën dhe 2 për të djathtën. Aleatët e PD-së kanë dhënë mandate për qarqet e Durrësit, Korçës, Tiranës, Dibrës apo dhe Fierit. Në zgjedhjet e 23 qershorit rezulton se PD-ja, nga rënia në pikiatë është shpëtuar nga ana e aleatëve të saj, ku në katër qarqe ka marrë mandate si subjekt në sajë të tyre. Kjo vërehet në Dibër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Ndërsa PS-ja ka dalë si parti e parë në rang vendi, ku vetëm socialistët kanë 100 mijë vota më shumë se koalicioni i PD-së. Në Qarkun e Tiranës, PS-ja është 197 135 vota, ndërsa PD-ja me 150 016. Diferenca është mbi 47 mijë vota në metropolin shqiptar.

 

 

 

 

Qarku i Beratit (Pa 1 QV)

Koalicioni i majtë

Në total 67513 vota

 

PS 42.923 vota

LSI 21.651 vota

Aleatët e PS, pa LSI

2939 vota

 

Koalicioni i djathtë

23030 vota

PD 19031

Aleatët e PD

3999

I japin një mandat

 

 

Qarku Durrës

 

Koalicioni i majtë

79628 vota

 

PS 60452 vota

LSI 11.605 vota

Aleatët pa LSI

7571

 

Koalicioni i djathtë

69914 vota

PD 52469 vota

Aleatët e PD

17445 vota

1 mandat plus

 

 

Qarku Fier 571 QV

 

Koalicioni i majtë

125343

PS 88456 vota

LSI 19436 vota

Aleatët e tjerë 17451 vota

Një mandat shtesë

 

Koalicioni i djathtë

65347 vota

PD 45847 vota

 

Aleatët e PD

19500 vota

Një mandat plus

 

 

Qarku i Korçës

Koalicioni i majtë

88844 vota

PS 63986

LSI 14553

Aleatët pa LSI, nuk japin mandat

 

Koalicioni i djathtë

56706 vota

PD 47340 vota

Aleatët 9366 vota

Një mandat për PD

 

 

Qarku Lezhë 256 QV

 

Koalicioni i majtë

39240 vota

 

PS 26548 vota

LSI 8655 vota

 

Aleatët e tjerë 4037 vota

Siguron mandatin e katërt

 

 

Koalicioni i djathtë

38902 vota

PD 30865

Aleatët 8037 vota

Nëse FRD me 935 vota do të ishte në koalicion me PD, mandati i katërt i Lezhës i shkonte së djathtës

 

Qarku i Tiranës për 1413 QV

 

Koalicioni i majtë

250350 vota

PS 197.135 vota

LSI 35082

Aleatët e tjerë 18133 vota

Një mandat plus

 

Koalicioni i djathtë

182935 vota

PD 150016 vota

Aleatët 32919 vota

 

FRD 10006 vota

Nëse FRD do të ishte në koalicion me PD, e djathta do të kishte 14 mandate, PS 18 mandate

 

Qarku Dibër

Koalicioni i majtë

36964 vota

PS 25080 vota

LSI 10032 vota

Aleatët e tjerë 1852 vota

 

Koalicioni i djathtë

35005 vota

PD 30183 vota

Aleatët 4822 vota, një mandat

 

Qarku i Elbasanit

Koalicioni i majtë 102015 vota

PS 74955 vota

LSI 18484 vota

Aleatët e tjerë 8576 vota

 

Koalicioni i djathtë

68328 vota

PD 46791 vota

Aleatët 21537 vota i dha dy mandate së djathtës

 

Qarku i Gjirokastrës

Koalicioni i majtë

40493 vota

PS 24726 vota

LSI 11460 vota

Aleatët 4307 vota

 

Koalicioni i djathtë

18077 vota

PD 13473

Aleatët 4604 vota

 

Qarku Kukës

 

Koalicioni i majtë

18502 vota

PS 11385 vota

LSI 5650 vota

Aleatët 1407 vota

 

Koalicioni i djathtë

27770 vota

PD 22383 vota

Aleatët 5387 vota

Një mandat për PD-në

 

Qarku Shkodër

Koalicioni i majtë

64406 vota

PS 37816 vota

LSI 12772

Aleatët e tjerë 13819 vota, një mandat plus

 

Koalicioni i djathtë

54576 vota

PD 45487 vota

Aleatët 9089 vota, një mandat për PD

 

 

Qarku Vlorë

Koalicioni i majtë

78275 vota

PS 56586 vota

LSI 10571 vota

 

Koalicioni i PD

37772 vota

PD 21224 vota

Aleatët

16554 vota, 2 mandate

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.