Gazsjellësi TAP, mblidhet KKTRSH

Postuar në 04 Korrik, 2013 04:42

Këshilli Kombëtar i Territorit të Republikës së Shqipërisë, gjatë mbledhjes së kësaj të enjte, pritet të miratojë planin kombëtar për gazsjellësin TAP. 

Në fillim të mbledhjes Kryeministri Sali Berisha deklaroi se gazsjellësi TAP do t'i japë zgjidhje përfundimtare probleme energjetike të Shqipërisë.

"Gazsjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigant. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar.  Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen” theksoi Berisha.

Miratimi i planit sektorial është dokumenti final i autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton gazsjellësin TAP.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.