Greek Reporter: Ja kush janë 6 deputetët grek që hyjnë në parlamentin shqiptar

Postuar në 02 Korrik, 2013 08:13

Minoriteti grek pritet të përfaqësohet në parlamentin e ri të Shqipërisë nga kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i zgjedhur në qarkun e Vlorës. Por mediet greke raportojnë se, në Kuvendin e ri do të jenë gjashtë parlamentarë me prejardhje greke.

Përveç kreut të PBDNJ-së në listën e deputetëve me prejardhje greke përfshihen dhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ish-zv.kryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.

Në këtë “listë” përfshihet dhe Andrea Marto, President i OMONIA-s, i cili u zgjodh deputet në Vlorë për Partinë Socialiste, që siç raporton “Greek Reporter” e ka lënë të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e PBDNJ-së.

Po ashtu po sipas të njëjtit burim, deputetët e tjerë me prejardhje greke janë Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos i zgjedhur në Korçë,Vasilika Hysi e zgjedhur në Tiranë dhe Luiza Xhuvani e zgjedhur në Vlorë.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.