PD-ja mbledh kryesinë, ja 4 kandidatët për kreun e saj

Postuar në 04 Korrik, 2013 08:14

Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 13:00 kryesinë e saj për shqyrtuar kandidaturat për kreun e ri, pas dorëheqjes nga detyra të Sali Berishës. 

Në fjalën e tij, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha prezantoi katër kandidaturat, të cilat sipas tij, plotësojnë kushtet për të drejtuar PD-në.

“Kam kënaqësinë t’ju them se kandidaturat që plotësojnë kriteret janë katër: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD, z Lulzim Basha. Nuk besoj se ka nevojë të ndalem në renditje e cv-së së tij,  se anëtarësia duhet ta botojë nesër në gazetën e partisë. Sokol Olldashi, ministri i punëve publike.  Por që plotësojnë kushtet janë dhe 2 të tjerë: Astrit Sinanaj, që është anëtar i PD-së, dega Fier, 

Dhe kandidatura e katërt që ka paraqitur dokumentet është Sokol Paja, dega Tiranë e PD-së”, tha Berisha. Ai tha më tej se anëtarësia e PD-së duhet të përgatitet që tashmë të veprojë dhe mendojë si një opozitë e fuqishme që tenton të vijë sërish në pushtet. 

“Është në detyrën tonë më parësore, flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, përveshja e për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë. 

PD-ja ka potencialin më të madh sot se kurrë në historinë e saj për t’u bërë pushteti moral i vendit. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme në çdo qelizë të saj për domosdoshmërinë jetike si opozitë e sigurt,  që ecën e drejt fitores së radhës. Pikërisht, në këtë kuadër, evenimenti më i rëndësishëm është gara për lidershipin e ri”, tha Berisha. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.