Ilir Meta takon ambasadorin Sequi

Postuar në 03 Korrik, 2013 04:14

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u takua paraditen e së mërkurës me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi. 

Pas takimit, Meta u shpreh për mediat se garantoi Sequin për punën e qeverisë në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian: “E falenderova për angazhimin e tij në monitorimin e zgjedhjeve, që ishin një moment kyç për të ardhmen në BE të vendit tonë. Zgjedhjet dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt me integrimin. E garantova ambasadorin se do të punojmë edhe më shumë për të çuar përpara reformat që të marrim sa më parë statusin e vendit kandidat. Tani janë të gjitha mundësitë për të krijuar një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje mes mazhorancës së re dhe opozitës së re.”

Ndërsa ambasadori Sequi theksoi: “Dua ta përgëzoj zotin Meta për fitoren e madhe dhe ta falenderoj për promovimin e integrimit në BE. Ne presim nga Shqipëria plotësimin e reformave që të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Pas zgjedhjeve kemi besim se do të ketë një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqendrohet puna në axhendën e integrimit. Mbeta i kënaqur nga fjala “gjithëpërfshirje” që tha zoti Meta sepse integrimi në BE përfshin të gjithë vendin. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe kemi besim se kjo do të bëhet e mundur.”

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.