Kreu i PD, në garë atentatori i bustit të Stalinit në ’90: Rivali më i fortë, Olldashi

TIRANE- Bujar Nallbani, i njohur si personi qe i vuri dinamitin bustit te Stalinit prane Hotel “Dajtit” Tiranë, ne mars te 1990 i eshte shtuar sot listes se kandidateve per kreun e ri te PD.
Ai ka dorezuar kandidaturene tij ne seline blu, e pas kesaj ka deklaruar lajmin per mediat.
“Çuditem sesi njerëz të tillë që kanë një radhë në kandidim të lihen në harresë, dhe të zhvendoset vëmendje tek një i kollarisur. Natyrisht kanë dhënë kontribute te tyre njerëz të mrekullueshëm si Sokol Olldashi dhe të tjerë, por dhe nuk duhet te lihemi ne harresë. Rivali i im më i fortë Sokol Olldashi”, tha ai.
PANORAMA
Add new comment