Ngacmonin femra, ndalohen 2 efektivë policie

TIRANE- Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë vënë sot në pranga, pas denoncimit të qytetarëve. Mësohet, se dy efektivët, të veshur civilë, nën efektin e alkolit, në qendër të kryeqytetit, kanë kryer veprime të pahijshme ndaj disa femrave.
Sipas të dhënave të para, dy efektivët e ndaluar janë identifikuar me inicialet P.K dhe J.M.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme po heton lidhur me këtë ngjarje, ndërsa për momentin pritet që dy punonjësit e policisë të pezullohen nga puna.
PANORAMA
Add new comment